Skandali i Princ Vidit, mori 500 mijë franga përmes mashtrimit
“Prestigji i princërve dhe mbretërve nganjëherë shpërthen plot zhurmë, si plumbat kur dalin nga foleja e armës”, - thotë në një intervistë zonja Roberta Menges Corvin Hill Tearle, të cilën e dha mbrëmjen e kaluar në “Ëaldorf”. Zonja Menges, siç i pëlqen asaj të njihet me këtë emër, duke lënë tri aventurat intriguese martesore të saj, të cilat kanë mbushur shumë nga faqet e gazetave, sapo është kthyer nga Parisi. Ajo ishte kthyer në përpjekjen për t’i marrë Departamentit të Shtetit ndihmën prej 500 mijë frangash franceze, të cilën ajo ia kishte dhënë hua Princit Uilliam Vidi, që ishte mbreti i Shqipërisë për 7 muaj, pikërisht në kohën që kishte nisur Lufta e Parë Botërore.
Zonja Menger qëndronte në tavolinën e dhomës kryesore të ngrënies së Ëaldorfit. Duke buzëqeshur me një pikturë të madhe, të titulluar “The Pear of Sheepshead Bay”, ajo dukej shumë e gëzuar, siç kishte qenë 16 vjet më parë, kur ajo u arratis, në vitin 1902, për t’u martuar me djaloshin Halsey Corëin, një milioner nga Bruklini. Në anën tjetër të saj qëndronte motra e saj, zonjusha Ruth Menges, e cila gjithashtu kishte një buzëqeshje plot sharmë. Po ashtu ishte edhe kushëriri i saj, kapiteni J. R. K. Xhekson, që rrëfeu historinë e zonjës Menges.
“Mashtrimi i Princit”
“Zonja Menges e takoi Princin Uilliam Vidi në Monte Karlo në vitin 1913, bashkë me mbretin Konstantin të Greqisë, me të cilin ajo po jepte një pritje në vilën e saj atje”, - tha Kapiteni Xhekson. “Ajo ishte e njohura e Konstantinit, si dhe princit Lynan, ish-diplomat i Ambasadës Austriake në Uashington, të cilin ajo e kishte njohur nga bashkëshorti i saj, personaliteti i nderuar i Anglisë, Arthur Hill. Ajo e pa Princin Uilliam në shoqërinë e princit Salm-Salm. Natyrisht, ajo mendoi se princi gjerman ishte njeri brenda normave.
“Ai ishte një person mahnitës”, - e ndërpreu bisedën zonja Menges dhe buzëqeshi. Kapiteni Xhekson rrudhi vetullat, por më pas vazhdoi: Princi Uilliam u takua sërish me zonjën Menges në Hotel Continental në Paris, në vitin 1914. Më pas ai i mori hua asaj 500 mijë franga franceze. “Mos më mendoni aq të shkujdesur”, - ndërhyri zonja Menges. “Por, shikoni, - më tha ai, - unë fitoj 30 mijë franga në kumar në Monte Karlo dhe jam duke jetuar në një vilë të madhe atje, dhe e gjitha kjo është një gjë e thjeshtë. Ai (Vidi, shën. red.) mendoi se unë kisha miliona për të djegur. Ai i premtoi se do t’i kthejë të gjitha paratë për një vit”, - vazhdoi rrëfimin e tij kapiteni Xhekson. Madje Vidi kishte thënë se mund ta bënte zonjën Menges ambasadore jozyrtare të Shqipërisë në Paris dhe mund ta ndihmonte atë që përmes ndihmës së policisë të gjejë bizhuteritë që ajo kishte humbur në Amerikë” Zonja Menges nënqeshi me përbuzje. “Premtime, po, - ndërhyri ajo, - por, që ta dini, ato janë vetëm premtime”.
Borxhi i pakthyer
“Princi u bë mbret, por ai nuk i mbajti premtimet e tij”, - vijoi bisedën Kapiteni Xhekson.
“Vidi ishte i detyruar ta dorëzonte anijen e tij mbretërore që në fillim të luftës. Megjithatë, zonja Menges nuk e bëri dot të mundur të sigurojë paratë e saj në këtë rrugë, duke besuar se ai mund të bëhej sërish mbret dhe të shlyente borxhin. Më në fund ajo dëgjoi se kurora e mbretit i ishte ofruar Jerome Bonapartit. Më pas ajo vendosi të kthehej në Amerikë dhe të kërkojë ndihmën e Departamentit të Shtetit, nëse do të ishte e mundur. Zonja Menges u nis për në Uashington brenda dy ditësh”.
“A keni një faturë nga Princi Uilliam?” - e pyetën zonjën Menges. Zonja Menges u shpreh duke qeshur: “A mund të pyesni ju një mbret për një borxh?”
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
Ditari i një ish-mbreti: “Historia e Princ Vidit në Shqipëri”
“The Neë York Times” publikon ditarin e perandorit gjerman Uilliami II
Karriera e Princ Vidit dhe ngjarjet që ndodhën pas mbretërimit të tij në Shqipëri
Ditari personal i ish-perandorit del në dritë pas shumë vitesh në gazetën amerikane
Për më shumë na ndiqni në numrin pasardhës
18 Gusht 2008