Pajisja e shtetasve me pasaporta, debate të forta në KQZ
Autori i Lajmit: Suela Topi
Pajisja e shqiptarëve me karta identiteti veçanërisht atyre që janë pa pasaporta është kthyer në një çështje debati mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ-së, përfaqësuesit socialistë kërkuan që Ministria e Brendshme të paraqesë informacion të plotë si po ecën ky proces si dhe një listë të të gjithë personave pa pasaportë dhe informacionin se kush prej tyre është pajisur me kartë identiteti dhe kush jo. Por sipas demokratëve Ministria e Brendshme ka përcjellë informacion të plotë për këtë proces. Nënkryetarja e këtij komisioni, Dëshira Subashi deklaroi se po shqyrtohet mundësia që të njoftohen ndërkombëtarët pasi në limitet kohore KQZ-ja ende nuk ka një plan të qartë mbi gjendjen e njerëzve pa pasaportë. Ky pretendim është kundërshtuar nga kreu i këtij komisioni Arben Ristani, sipas të cilit ministria ka qenë mjaft e rregullt në paraqitjen e dokumentacionit. Ai shtoi më tej se kjo çështje nuk pengon punën e Komisionit i cili duhet të vazhdojë normalisht.
Debatet
Lista e shtetasve që nuk janë të pajisur me pasaportë ka qenë pika më e nxehtë e debatit mes anëtarëve të KQZ-së në mbledhjen e djeshme. Anëtari socialist në KQZ, Artan Laze i ka kërkuar publikisht Ministrisë së Brendshme që të dërgojë sa më parë këtë listë në KQZ, pasi sipas tij është detyrim ligjor i këtij institucioni. Kërkesa e Lazes erdhi pas disa parregullsive që vete ai kishte vënë re në KZAZ-në e Gjirokastrës. Kërkesa e Artan Lazes, u mbështet nga nënkryetarja, Dëshira Subashi dhe anëtari tjetër, Varfi. Subashi tha se për të gjitha këto veprime do të vihen në dijeni institucionet ndërkombëtare. “Kolegu është korrekt kur thotë se nuk kanë ardhur listat me emrat e personave. Ligjvënësit i duhet apo nuk i duhet është tjetër gjë, por fakti është që nuk kanë ardhur. Ne do i bëjmë kërkesë institucionit të Ministrisë së Brendshme dhe atyre ndërkombëtarë për këtë problem”, - shtoi ai. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ndonëse më parë në emër të KQZ-së i ka dërguar një kërkesë të tillë Ministrisë së Brendshme, ka dalë kundër kërkesës së Lazes me argumentimin se mungesa e listës me shtetasit që nuk janë të pajisur me pasaportë nuk pengon punën e Komisionit dhe se Kodi Zgjedhor nuk përcakton afate kohore për dërgesën e kësaj liste. “Ministria e Brendshme informon në mënyrë periodike, jo më pak se një herë në muaj KQZ-në, në lidhje me ecurinë e pajisjes së shtetasve me karta identiteti sipas pikës 2, pra detyrimi për ta informuar KQZ jo më pak se një herë në muaj është vetëm për ecurinë e procesit. Lista e shtetasve do të dorëzohet në KQZ, se kur nuk thotë ligji”, - thotë kreu i KQZ, Arben Ristani. Por Laze e kundërshtoi këtë argument duke pohuar se është shkelur neni 179 i Kodit Zgjedhor, Sipas burimeve në KQZ, mësohet se në shkresën dërguar se fundi nga Ministria e Brendshme thuhet se numri i shtetasve pa pasaportë është rreth 400 mijë ndërkohë pak ditë më parë drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi se numri i këtyre shtetasve është 250 mijë.
VNV-të, PS dhe PD nuk bien dakord për disa qendra
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka debatuar dje lidhur me ngritjen e Vendeve të Numërimit të Votave në zonat zgjedhore. Pa miratimit të udhëzimit përkatës për këtë çështje, KQZ ka nisur miratimin një për një të të gjithë vendeve të numërimit të votave për të 66 qendrat e parashikuara. Por kjo çështje ka hasur në debate pas kundërshtimit të përfaqësuesit socialist, Genci Gjonçaj për ngritjen e VNV-ve edhe në ambiente private. Sipas tij kjo gjë mund të bëhet vetëm nëse vërtetohet që nuk ka ambiente publike apo ato janë të papërshtatshme. Debatet kryesore janë përqendruar për VNV-në në Bushat të Shkodrës por dhe në Tepelenë e Ballsh. Sipas propozimit të prefektit ishte caktuar që VNV-ja e Bushatit të ngrihej në një pronë private. Duke u nisur dhe nga precedentët e mëparshëm të kësaj zone, Gjonçaj ka kërkuar gjendjen e një ambienti publik dhe jo privat. Argumenti është pranuar dhe nga anëtarët e KQZ-së, Dëshira Subashi e Artan Laze. Sipas tyre prefekti i Shkodrës duhet të sjellë një listë të plotë të gjitha ambienteve publike në këtë zonë dhe vetëm pas verifikimit të papërshtatshmërisë së tyre mund të vendoset për një ambient privat. Por sipas përfaqësuesit demokrat në KQZ, Njazi Kosovrasti neni 94/1 i Kodit Zgjedhor lejon ngritjen e VNV-ve në qendra private sipas një udhëzimi të veçantë të KQZ-së, Gjonçaj duke përmendur nenin 93/2 të Kodit Zgjedhor tha se objektet private përdoren vetëm nëse nuk ka asnjë mundësi për përdorimin e objekteve publike. Me të njëjtin argument është shtyrë dhe miratimi i VNV-së në Tepelenë dhe Ballsh. Ndërsa është miratuar vetëm me 4 votat e të zgjedhurve nga mazhoranca, VNV-ja e Shijakut.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009