Rama konsultime për kandidatët në zgjedhje
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në respekt të deputetit të ekzekutuar dy ditë më parë në Roskovec të Fierit, Fatmir Xhindi, ka ndërprerë takimet elektorale por ndërkohë ka zhvilluar një takim me përfaqësues të PS-së së Lezhës dhe të Elbasanit. Burime nga PS thonë se në takimin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në selinë rozë, është diskutuar për çështjen e listave të kandidatëve për deputet. Mësohet se prej disa ditësh Rama ka nisur një sërë takimesh individuale me kandidatët për deputet, pjesa më e madhe e të cilave zhvillohen në Bashkinë e Tiranës dhe të gjitha larg vëmendjes së medias. Afrimi i datës 13 maj kur këto emra duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shtuar preokupimin në radhët e socialistëve por dhe të vetë kryetarit Rama. Ndërkohë po dje ka pasur takime dhe me strukturat e PS-së së Tiranës për organizimin e pjesëmarrjes sot në varrezat “Dëshmorët e Kombit” me rastin e 5 Majit, ditës së dëshmorëve.
Takimet për listat
Rama që në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka nisur takimet në zyrën e tij të disa personaliteteve të rëndësishme të PS-së si dhe deputetë me të cilët është konsultuar për të hartuar listën e 140 kandidatëve. Pas takimit të mëngjesit mendohet se ka pasur dhe një drekë pune me socialistët e Lezhës dhe të Elbasanit për diskutuar këtë çështje. Rama vetë ka deklaruar se do ta dorëzojë listën në KQZ pikërisht në orën 24.00 të datës 13 maj. Por kjo nuk do të thotë se edhe hartimi i listës do të bëhet vetëm atë ditë. Për këtë qëllim kreu socialist ka nisur takimet njëherësh edhe konsultimet me atë personalitete me të cilat ka zgjedhur të përfaqësohet por edhe të kërkojë votën e shqiptarëve në 28 qershor. Në daljet e tij publike, kreu socialist ka shmangur në mënyrë të vazhdueshme çdo koment mbi listat zgjedhore duke deklaruar se ato do të publikohen në momentin e duhur dhe në kohën e parashikuar nga ligji. Ai nuk ka pranuar kurrsesi të konstatojë përfshirjen e emrave të caktuar në këtë listë si Fatos Nano apo dhe emrin e tij por as nuk ka përjashtuar përfshirjen e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar tek Kodi Zgjedhor ka bërë ndarjen e deputetëve përkatës për çdo deputet. Kështu institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve si përfundim vendosi t i caktojë Qarkut të Beratit 8 deputetë, Qarkut të Dibrës 6 deputetë, Qarkut të Durrësit 13, Qarkut të Elbasanit 14, Qarkut të Fierit 16, Qarkut të Gjirokastrës 5, Qarkut të Korçës 12, Qarkut të Kukësit 4, Qarkut të Lezhës 7, Qarkut të Shkodrës 11, Qarkut të Tiranës 32 dhe Qarkut të Vlorës 12 deputetë.
5 Maji
Burimet nga PS pohojnë se po dje ka pasur një mbledhje të Shtabit të Partisë Socialiste të Tiranës ku pasi është bërë raportimi i përjavshëm për punën e strukturave në bazë lidhur me përgatitjen e fushatës elektorale, është diskutuar dhe për 5 Majin. Në takimin e djeshëm janë parashikuar masa për rritjen e pjesëmarrësve tek “Dëshmorët e Kombit” në nderim të të rënëve. Ashtu si çdo vit tjetër edhe këtë vit pritet që krerët e opozitës edhe pse të ndarë, të vizitojnë varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009