Femra nga politikanët burra fyhet dhe me një qeshje ironike
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Është 60 vjeçe, në pension por “e punësuar” me poezi dhe me skenarë. Nuk ka hequr dorë nga asgjë, as nga letërsia, as nga interesat politike e ato sociale. Vazhdimisht në laboratorin e “mendjes” së saj përpunon sinjalet e bortës së jashtme për tu dhënë atyre një përgjigje artistike e filozofike. Së fundi, Natasha Lakos po i përmbushet një ëndërr për të cilën ka ngritur zërin me vite. Parlamenti nuk duhet të jetë më një kuvend burrash, por një kuvend burrash dhe grash. Ndërsa tashmë kjo është kthyer në vendimmarrje, Natasha Lako kujton praktikat patriarkale në frymën e politikës, jo më larg se fushata e fundit zgjedhore. “Në vitin 2005, nga listat e shpallura të kandidaturave për zgjedhjet elektorale u ndjeva e dëshpëruar pasi në shumicën e partive të mëdha e të vogla, numri i grave kandidate ishte shumë i vogël. Në 140 depurtetë, partitë zgjedhore nuk kishin më shumë se 6 ose 8 kandidate. Parlamenti ekzistues kishte një përqindje të papërfillshme grash-,- tregon ajo që qysh nga viti 91 ishte përpjekur bashkë me shoqe të saj për të ndryshuar përfaqësimin gjinor të parlamentit. Edhe pse u përmbush kjo kërkesë, ajo nuk ndihet fort e kënaqur, sepse nuk erdhi si motivim apo nxitje nga brenda politikës sonë, por si dëtyrim nga jashtë. “Kuota 30% e grave në parlament është vërtet në gjë e madhe, por duhet të mendojmë se përse nuk e bëmë vetë më parë, përse i përmbushim kriteret vetëm kur na vijnë të imponuara si detyra nga jashtë dhe nuk gjejmë vullnet e dëshirë për t i ndërmarrë vetë këto hapa. Kjo ka qenë klithma ime e brendshme ku edhe vetë letërsia më ka shërbyer si një mënyrë për të shfaqur të tërë mundësitë e një qenieje njerëzore që përbën 50%-shin e popullsisë.”, thotë Lako, një nga deputetet e para e të pakta të parlamentit të parë shqiptar.
-E shihni si qëllim në vetvete praninë e femrës në politikë? Çfarë shihni në politikë me prezencën e saj?
Nuk është qëllim në vetvete, është proces nga më natyralët të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Derisa gjysma e popullsisë së botës i takon një gjinie dhe gjysma gjinisë tjetër, edhe përfaqësimi në politikë në mënyrë ideale do të ishte 50% me 50%.
-A do ta ndryshonte parlamentin, vendimmarrjen etj., pra a do ta ndryshonte politikëbërjen në tërësi, nëse do të kishte gra me shumicë parlamenti ynë?
Nuk mund të profetizoj e të them që do ta ndryshote, por mund ta bënte më të vërtetë dhe më të drejtpërdrejtë përfaqësimin, ashtu si duhet të jetë. Sepse një parlament duhet të ketë përfaqësues që të vijë vullneti i të gjthëve.
-Por çfarë i pengon gratë që të futen në politikë? Burrat fare mirë mund të thonë: “Urdhëroni hyni, nuk ju ka penguar kush.”
Sipas kësaj logjike, gratë duhet të bëjnë një parti të tyren, sepse sado aktive të jenë në jetën e tyre, nuk arrijnë të dëgjohen.
-Le ta bëjnë nëse janë të zonjat. Por, mos do të dukej si shoqatë grash më shumë sesa si parti?
Po, mund ta bëjnë dhe janë të zonjat dhe të marrin votat e grave, timen të parën. Por pse mendoni se do të dukej si shoqatë? Sot partitë janë të burrave. Përse të mos na duken si shoqata burrash?
-Politika është maskuliste në mentalitet, kështu që nuk duket...
Shiko, shoqëria jonë është kaq ë rënduar në mentalitete, saqë një parti ku dominojnë burrat, nuk duket si shoqatë, por duket e natyrshme, ndërsa nëse ndërtohet me gra, duket si qesharake. Por në fakt është e njëjta gjë. Edhe një parti vetëm me burra është po aq ”qesharake” sa edhe një parti vetëm me gra.
-Ç profil do të kishin grindjet në një parlament femëror apo me një përfaqësim të ndjeshëm femrash deputete? Do të kishte më pak vulgaritet e fyerje apo edhe më shumë? Ju keni qenë në një kuvend burrash, të themi. Si jeni ndjerë mes tyre?
Unë kam qenë në parlament në 91-shin. Nuk kam qenë ndonjë përfaqësuese sherresh dhe nuk mund të them se modeli im nuk ka qenë një model pozitiv për shoqërinë shqiptare. Imi dhe i shoqeve të mia që sot janë shpërndarë nëpër botë.
-Jeni edhe ju të mendimit, që gratë janë më pak të korruptuara nga burrat?
Nuk mund të them se janë më pak, sepse mund të jenë indirekt frymëzuese në familjet e tyre, shumë nxitëse të korrupsionit të burrave. Unë mendoj se njerëzit janë të barabartë edhe në këtë pikë. Por mendoj që janë më serioze dhe pa përvojë në krijimin e rrjeteve klanore. Ato ende nuk janë të fuqishme sa burrat për të ushqyer rrjete të tilla. Pra, këtu janë “më pak të afta” në ndërtimin e “netëork-ut” klanor dhe fisnor. Edhe pse në këtë shoqëri, rrjetin familjar dhe fisnor e mban gjallë gruaja.
-Ndoshta, prandaj edhe nuk hyn dot në politikë gruaja sot, sepse nuk është në gjendje të hyjë në këto klane...
...Pikërisht. Është paragjykim i madh. Unë provova në 2005-n sërish të merrem me politikë, më tepër e nxitur nga interesi prej shkrimtareje për të penetruar në misterin elektoral dhe gjeta një regres të madh krahasuar me 90- 92-shin. Kalova në disa zona të Tiranës ku gratë trembeshin kur kërkoje takime me to, sepse ua kishin lënë gjithë stilin e përfaqësimit, burrave të shtëpisë. Kam takuar burra që thoshin: “Unë komandoj 80 njerëz të fisit tim”. Partitë, duke shfrytëzuar këtë situatë fisnore, përpiqeshin të manipulonin këta kryefamiljarë e “liderë” fisesh që do t u siguronin votat e një fisi. Ndërsa, që të diktonin vullnetin e gruas, kjo as që vihej në dyshim.
-Në cilën zonë të Tiranës keni qenë ku hasët këtë fenomen?
Kam qenë në zonën 31 me të ardhur nga zona të thella të vendit dhe jam befasuar me regresin që gjeta pas 14 vitesh. Partitë tona vashdojnë të mbështeten shumë në këtë sistem patriarkal marrëdhëniesh, manipolojnë këtë forcë fisnore primitive.
-Nëse një grua hyn në një debat debat politik me një burrë, në parlament, në një studio televizive apo në një forum tjetër, si fyhet ajo? Me çfarë e thyen ky burrë politikan rivalen femër?
E fyen por jo e thyen, me qesëndinë e tij duke e trajtuar sikur është qenie e dorës së dytë. Zakonisht, burrat lëshojnë buzëqeshje ironike kur flet një grua.
-A ka gjasa që ta fyejë për çështje morali?
Patjetër, e fyen edhe për punë morali. Kjo gjë më ka ndodhur mua edhe në gazetat e vitit 91, kur kam dalë për herë të parë...Kur kthehem me mend tek ajo kohë, vërej se ishte ngjarje shumë e madhe, ndërrim sistemesh. Më bën të ndihem krenare që kam marrë pjesë në parlamentin e parë pluralist shqiptar. Ndërsa sot është diçka normale. Unë kam hasur akuza, goditje të befta në shpinën time, fyerje të pashembullta, bile, edhe brenda seancave parlamentare.
-Për çfarë ju kanë fyer, si ju kanë përfolur më konkretisht kundërshtarët tuaj politikë?
Akuza të çuditshme, bile, bashkëshorti im, Mevlani, nuk më ka lënë t i lexoj ca letra që përhapeshin për mua në Korçë. Letra nga kundërshtarë politikë për të më eliminuar në garën elektorale me lloj-lloj shpifjesh. Mua m i fshehën familjarët, nuk donin të m i tregonin. Aq të rënda kanë qenë. Por, edhe në parlament më kanë akuzuar në ndonjë rast, hapur, direkt...
-Politika shqiptare mendoni se vazhdon të karakterizohet nga një klimë shumë të ashpër për femrat? A i step kjo gjë ato?
Sot nuk është më aq e dhunshme, sepse nuk jemi më në 90-n. Nuk mund të jetë sot, pas 20 vjetësh, po aq e egër politika për gratë.
-Keni dëgjuar ju se si përfliten direkt ose indirekt ato gra që nisin të hyjnë ose janë në politikë?
E marr me mend që atakohen. Por sot fyerja tipike është nënçmimi. Gratë fyhen më rëndë se rivalët- burra, edhe pa fjalë fare. Është një shoqëri jashtëzakonisht agresive.
-Atëherë, a mos duhet që gruaja të dalë pak nga natyra e saj, të ndryshojë gjuhën e komunikimit me burrat?
Nuk është e nevojshme. Sot nuk kanë më mundësi ta pengojnë gruan, sepse ka tashmë një vendim që 30% e parlamentit do të jenë gra. Është e imponuar. Edhe nëse gratë nuk fitojnë drejtpërdrejt nga zgjedhësit, do të hyjnë nga listat proporcionalë të partive. Unë e quaj një sukses të madh këtë.
-A shikon mundësira që burrat e partive, meqenëse kërkohet të realizohet kjo përqindje e grave, do të nxjerrin gratë e tyre në skenë, që të mbetet politika në të njëjtat duar?
Nëse vazhdojmë me një rreth primitiv fisnor, mundet. Por nuk besoj se do të shkojnë kaq larg. Ne sapo kemi aplikuar për të hyrë në BE dhe nuk besoj se do të guxonin ta bënin. Por nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që një njeri të privohet nga jeta politike meqenëse është farefis, sepse ajo është një e drejtë e tij.
Pragmatizmin amerikan e kemi përkthyer gabim, duke e vulgarizuar
Emocioni im, kur ambasadori amerikan përshëndeti me vargjet e mia
“Falenderoj ambasadorin amerikan, që është një dashamirës shumë i madh i letërsisë shqipe. Kjo dashamirësi është shumë domethënëse. Ai e njeh mirë dhe e çmon letërsinë tonë. Të çmosh letërsinë shqipe, do të thotë të çmosh së pari kapacitetin krijues, kapacitetin shpirtëror të një populli. SHBA-të shikojnë një vizion shumë më të gjerë sesa mund ta kujtojmë ne, në jetën e përditshme të vendit tonë. Pragmatizmin e famshëm amerikan që ndonjëherë ne e kthejmë në një lojë makiaveliste, nuk është ky. Ndërsa mesazhi i përfaqësuesit të një vendi të tillë, kur i drejtohet letërsisë tregon se pragmatizmi nuk duhet përkthyer në banalitetin me të cilin ne e kemi marrë. Disa nga miqtë e mi të poezisë kanë marrë përgëzimet e ambasadorit amerikan në akvititetet si “Poeteka” ku ai merr pjesë, aktivitet ndërkombëtar që bëhet një herë në vit. Unë jam ndjerë e emocionuar, kur ai ka dhënë mesazhe për popullin tim, nëpërmjet vargjeve të mia.”
BOX
Në Shqipëri është më e zhvilluar industria e fabrikacionit të gjyqeve
Problemet e mëdha kanë mbetur pa zgjidhje. Shoqëria ka humbur sensin meditativ
Për Natasha Lakon, ka probleme që qëndrojnë mbi politikën, kur ajo duhet të jetë një mjet i rëndomtë për të zgjidhur problemet dhe jo një problem më vete që del mbi të tjerët. Ndërkohë që mbi politikën ka probleme të mëdha ekzistenciale, filozofike, shoqërore, morale, që njeriu i diskuton nga një shekull në tjetrin, nga një kohë në tjetrën të zhvillimit. Secili ka një moment që mediton ...Këtu është bërë e modës të flitet për mungesë kohe dhe për probleme jetike. Njerëzit kanë harruar të jenë qyetarë, që të përpiqen të mbushin të gjithë elementët e një shoqërie. Qytetaria është duke vdekur.
“Kam përshtypjen që në Shqipëri po krijohet një situatë shkrretane në fushën e perceptimeve artistike,- shehet poetja 60-vjeçare.- Duket sikur njerëzit nuk kanë kohë të mendohen shumë nga trysnia e problematikave...sot të vjen policia ndërtimore ta prish, nesër e rregullon, pastaj të del një problem tjetër, njerëzit i gjen duke nxituar nëpër gjyqe që janë bërë një fabrikë e veçantë, etj. Në vend të kemi zhvillim prodhimi, ne kemi krijimin e “industrisë së fabrikacionit”. (Çfarë keni parasysh me “industri të fabrikacionit”?) Gjyqet përshembull, janë të stimuluara për të fituar një shtresë e caktuar etj.
Ana tjetër e medaljes në fokusin e saj, është se, ndërsa një pjesë nxitojnë e nuk kanë kohë, pjesa tjetër thonë se nuk kanë kohë por qëndrojnë shumë gjatë nëpër kafene. “Pra, kemi një shkreti shpirtërore në përgjithësi. Vetëm javën e kaluar ku isha në dy aktivitete kulturore që u bënë në teatrin kombëtar, një për poezitë e Pasolinit dhe një koncert në Akademinë e Aarteve me një orkestër të Romës, pashë se sallat ishin gati treçerek bosh, edhe pse kemi një Tiranë gati 1 milionëshe. Një shok i imi emigrant, i kthyer nga Roma ishte edhe më i dëshpëruar me faktin se si ka mundësi, që një Tiranë kaq e madhe të ketë një shpërfillje të tillë për artin. Dhe fatkeqësia është më e madhe sepse ishte pa para, ndërkohë që duhet të kishte biletë e duhet ta kishte shumë më të shtrenjtë se një kafe në lokal.”
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009