E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kryeministri në Vlorë iu tregoi të rinjve si bojkotohet mësimi”

Autori i Lajmit: red.
Për shkak të vizitës së kryeministrit në Vlorë, sipas opozitës është ndërprerë procesi mësimor në këtë qytet. Lidhur me këtë fakt kanë reaguar PS dhe LSI duke e konsideruar këtë një hap të turpshëm të qeverisë. Sipas kreut të Partisë Socialiste në Vlorë, Eltar Dede Berisha ishte në Vlorë për ti treguar të rinjve se dy rrugët për tu future në Evropë janë bojkotimi i mësimit dhe të merren me politikë. “Kryeministri ka ardhur ti tregojë të rinjve të qytetit të Vlorës dy rrugë se si integrohemi në europë. E para, duke bojkotuar mësimin dhe e dyta, duke edukuar këta të rinj se duke bojkotuar shkollat të merren me politikë paçka se nuk e kanë mbushur moshën e tyre, kjo është dëmtuese për arsimin” theksoi Dede për mediat. Ndërkaq, sipas zëdhënëses së LSI në Vlorë, Entela Rushiti kryeministri mbylli shkollat për tu folur të rinjve për gjërat që nuk ka realizuar dot. “Sot në vend që të jepej një shembull se si gjimnazistët duhet të frekuentonin shkollat, ai i mbylli tempujt e dijes që tu fliste të rinjve për ato që nuk i ka realizuar sot për sot” u shpreh Rushiti. Ndër të tjera LSI akuzon kryeministrin Berisha se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në Vlorë për shkak se gjatë këtyre 4 viteve qeveria e tij ka trefishuar papunësinë në këtë qytet”.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›