Programi i LSI për shëndetësinë, prioritet ndryshimi rrënjësor i spitaleve
Motoja e LSI: Të shërojmë shëndetësinë e sëmurë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka hartuar një program të veçantë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend, i cili në të vërtetë gjatë këtyre 4 viteve qeverisëse nga e djathta ka pësuar vetëm degjenerim në të gjitha drejtimet e saj. Duke marrë shkas nga gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet shëndetësia në vend, LSI paraqiti dje prioritetet e programit të saj qeverisës për sistemin shëndetësor, përmes motos të shërojmë shëndetësinë e sëmurë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe lideri i LSI, Ilir Meta, Nënkryetari i LSI dhe Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë pranë LSI, Sabit Brokaj, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, si dhe të tjerë drejtues të LSI, personalitete në fushën e shëndetësisë, si Enver Roshi, Pëllumb Pipero, Petrit Vargu. Ndërkohë në këtë aktivitet ndodheshin dhjetëra specialistë të njohur të mjekësisë shqiptare, si dhe mjekë të shquar dhe studentë të fakulteteve të mjekësisë dhe infermierisë. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i KDK së LSI, Edmond Haxhinasto. Ndërkaq prioritetet e LSI për shëndetësinë u paraqitën nga Sabit Brokaj, si dhe nga personalitetet e tjera që folën, si Petrit Vasili, Enver Roshi, Pëllumb Pipero, Dr.Petrit Vargu, etj.
Programi i LSI
Në prioritetet e programit të LSI është bërë i ditur ndër të tjera, garantimi i një shërbimi mjekësor gjithnjë e më pranë qytetarëve duke siguruar funksionimin e qendrave shëndetësore edhe në fshatrat më të largëta dhe mbulimin me personel mjekësor të tyre si dhe krijimi i një urgjence kombëtare të arritshme nga çdo qytetar dhe me teknologjinë e duhur për të dhënë shërbimin e nevojshëm për pacientin. Në program parashikohet gjithashtu, rritje e menjëhershme e financimit të shëndetësisë në PBB deri në minimumi 4% në fund të mandatit qeverisës, për të garantuar investime të qëndrueshme në shëndetësi, që u sigurojnë qytetarëve një shërbim mjekësor cilësor dhe që nuk i detyron ata të shpenzojnë paratë e tyre në spitalet jashtë vendit duke renduar varfërinë e familjeve të tyre. Ndërtimi i një skeme të sigurimeve shëndetësore reale që garanton e mbulon plotësisht qytetarët për shërbimin parësor të tyre që nga vizita mjekësore, ekzaminimet e deri tek lista e plotë e barnave që rimbursohen si dhe mbulimit prej sa të një shërbimi spitalor cilësor dhe të ndershëm, është një tjetër prioritet I programit të shëndetësor të LSI. Parashikohet, realizimi i rajonalizimit të spitaleve në nivel të çdo qarku duke standartizuar veprimtarinë, personelin shëndetësor të nevojshëm, infrastrukturën dhe teknologjinë mjekësore përkatëse për të ofruar një kujdes spitalor të kualifikuar sa më pranë qytetarit pa pasur nevojë që të ata të vijnë në Tiranë apo të shkojnë jashtë shtetit për probleme që mund të zgjidhen në spitalin rajonal. Ndryshimi rrënjësor i spitaleve tona duke nxitur e mbështetur autonominë e tyre dhe sigurimi i një shërbimi mjekësor spitalor me cilësi ku pacientet nuk janë të detyruar as të blejnë barna dhe as të paguajnë nën dorë mjekët për ndërhyrjet mjekësore të nevojshme për shërimin e tyre. Gjithashtu, theksohet në programin shëndetësor, sigurimin sanitar mbështetur me kompetencat ligjore të duhura për të garantuar ujë të pijshëm të sigurtë, evitim të rrezikut të epidemive, sigurinë e shëndetit në punë dhe në shkolla,ushqime të sigurta dhe mjedise urbane dhe ajër shëndetësisht të padëmshme. Një tjetër specifikë e këtij programi ishte dhe sigurimi i shërbimit mjekësor të specializuar për të moshuarit në të gjithë spitalet e vendit.
*******************************************************
Largimi i Ormenajt nga LSI, shou politik i Ramës dhe Veliajt
Edi Rama bashkë me Erjon Veliajn bën shou me dajën e këtij të fundit për të krijuar idenë e lëvizjes së njerëzve nga LSI në drejtim të PS. Megjithëse ishte larguar prej kohësh si anëtar i forcës politike të LSI-së, kreu i kësaj lëvizjeje në degën e Beratit, njëkohësisht edhe kryetar i bashkisë së Urës Vajgurore, Syrja Ormenaj është larguar përfundimisht nga kjo forcë politike nën presionin e kreut të PS, Edi Rama dhe nipit të tij, Erjon Veliaj. Ormenaj dorëzoi dje teserën e partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një deklaratë për mediat, Ormenaj e ka lidhur largimin e tij nga LSI me bashkimin e kësaj force politike me disa ish- ministra, duke i cilësuar këta të fundit si të korruptuar. Prej më shumë se një viti LSI është kthyer në oborrin personal të Ilir Metës. Lëvizja po afron çdo ditë e më shumë politikanë të së shkuarës, duke e bërë LSI nga një forcë e re në një forcë të politikës së vjetër, ka thënë ndër të tjera Ormenaj. Nga ana tjetër, ai ka bërë të ditur edhe arsyen se pse i është bashkuar Partisë Socialiste. Duke e cilësuar politikën aktuale të Lëvizjes Socialiste për Integrim një politikë të vjetër, Ormenaj ka argumentuar se i bashkohet Partisë Socialiste për ti shërbyer një force politike që nuk i përket të shkuarës. Por menjëherë pas deklaratës së Ormenajt, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, i cili e ka cilësuar largimin e tij nga kjo parti si blerje të radhës që bëri së fundmi kreu i PS, Edi Rama. Rama bleu pas nipit edhe dajën e Velisë. Syrja Ormenaj ishte larguar prej kohësh nga LSI, është shprehur Vasili duke e cilësuar Ormenajn viktimë të betoneve të pista të Tiranës. LSI është shumë më e fortë pas pastrimit të të kapurit. Paratë e betonizimit të Tiranës dhe shkatërrimi nga guroret nuk e ndalin LSI- në dalë forcë e parë politike, ka përfunduar Vasili në reagimin e tij si përfaqësues i LSI.
**********************************************************************
Kuçovë, prezantohet kandidati për deputet i LSI, Petrit Ago
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi dje një takim mjaft entuziast me qindra anëtarë dhe simptizantë të LSI, në Kuçovë. Në këtë takim Meta duke shprehur sigurinë për fitore të LSI në Kuçovë dhe në gjithë qarkun e Beratit, Meta paraqiti kandidatin e LSI për deputetët në Kuçovë, Petrit Ago dhe deklaroi se "LSI do të dalë forcë e parë politike në Kuçovë dhe Ago do të jetë një përfaqësues i denjë i Kuçovës në parlamentin e ardhshëm, pasi kuçovarët duan njerëzit e punës". Meta tha se me 28 Qershor, Kuçova do të ndahet njëherë e mirë me ata që e kanë konsideruar këtë qytet si një vend që sipas tyre kandidatët mjafton të varin xhaketën dhe kuçovarët votojnë symbyllurazi. Por ata e provuan se kjo xhaketë nuk pati aspak mirënjohje, respekt apo dashuri për popullin e Kuçovës. Ndaj, tha Meta, Kuçova është bastion i punës dhe dinjitetit njerëzor dhe jo bastion i asnjë lloj partie apo individi. Duke folur më pas për krizën ekonomike në të cilën e ka zhytur vendin qeveria Berisha, Meta u shpreh se janë 100 mijë vende pune që rrezikojnë të humbasin nga falimentimi, që është në prag i gjithë atyre bizneseve të fasoneve në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar këto biznese që të mos falimentojnë, që të mos shtojnë më tej radhët e të papunëve në Shqipëri. Ne kërkojmë nga Qeveria, u shpreh kreu i LSI, që të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme, siç është subvencionimi i TVSH dhe të mbulojë një pjesë të mirë të sigurimeve shoqërore, që të ndihmojë këto biznese, që ata të mos falimentojnë dhe të shkurtojnë vendet e punës dhe të shtojnë radhët tejet e gjata të papunëve në të gjithë Shqipërinë.
*******************************************************************
Uithers: Në prill, Shqipëria anëtare me të drejta të plota në NATO
Ambasadori amerikan në Tiranë, John Uithers vlerësoi rolin pozitiv të Shqipërisë në këtë rrugë drejt integrimit të saj me të drejta të barabarta, si dhe theksoi gjithashtu se rruga drejt institucioneve të pavarura kërkon ende kohë. Pesë javë para Samitit të Strasburgut ambasadori Uithers ka deklaruar se në më pak se dy muaj, Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO me të drejta dhe privilegje të barabarta. " Në prill, Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Po e përsëris edhe një herë, sepse tingëllon bukur: me të drejta dhe privilegje të barabarta", ka