Pajisja me karta identiteti, shqetësuese
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Raporti i ODIHR
Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR ka nxjerrë raportin e parë paraprak, për monitorimin e periudhës 8 deri 21 maj. Raporti thekson se kartat e reja të identitetit përbëjnë çështjen më të diskutueshme në tërë procesin e zgjedhjeve deri më tani. Të dhënat e qeverisë bien ndesh me pretendimet e opozitës se brenda kohës së kufizuar të gjithë votuesit pa pasaportë do të pajisen me kartë identiteti. Kundrejt besimit të qeverisë për të përmbyllur me sukses procesin para 28 qershorit, të majtët akuzojnë për aplikime selektive të militantëve të djathtë, në dëm të përkrahësve të tyre. Raporti thekson gjithashtu se pavarësisht se Shqipëria ka një gamë të gjerë të medias, të cilat shihen si pluraliste, ato nuk janë të pavarura nga ndikimi politik. Sipas ODIHR, megjithëse fushata zgjedhore hapet zyrtarisht më 29 maj, figurat politike kryesore të vendit kanë nisur fushata aktive me turne. Megjithë formimin e koalicioneve, veprimtaritë e fushatës individuale, anëtarët më të vegjël të koalicionit theksojnë dëshirën e tyre për të dalluar identitetet. Në raport përmenden gjithashtu vonesat në dorëzimin e listave dhe se nëpërmjet krijimit të pragjeve elektorale, 3 për qind për parti dhe 5 % për koalicion, shumë prej subjekteve politike rrezikojnë ekzistencën. Ky është i pari ndër 3 raporte që do të dalin para atij përfundimtarit nga zyra e ODIHR.
Prezantimi
Më 8 maj u vendos në Tiranë misioni i vëzhguesve të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR. Ky mision i drejtuar nga ambasadorja britanike Odri Glover, përbëhej nga 14 ekspertë me seli në Tiranë dhe 26 vëzhgues afatgjatë të cilët u shpërndanë në 12 qarqe në gjithë Shqipërinë. Ekspertët vinin nga 20 vende anëtare të OSBE-së. Pikërisht nga këto 20 vende janë kërkuar edhe 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër për të mbikëqyrur procesin e votimit, numërimit dhe shpalljes së rezultatit.
Sfondi
Zgjedhjet e 28 Qershorit do të zhvillohen në bazë të Kodit të ri Zgjedhor, një sistem rajonal propocional që ka zëvendësuar sistemin e mëparshëm elektoral. PD dhe PS e realizuan këtë kod në bazë të një fryme bashkëpunimi, por që mungoi konsensusi nga partitë politike të vogla shqiptare, të cilat deklaruan se ligji i shpenzimeve favorizoi vetëm dy partitë e mëdha.
Situata politike
Situata politike mbetet jashtëzakonisht e polarizuar ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ndërsa partitë më të vogla kundërshtuan sistemin e ri elektoral shumë nga to dolën në përfundime se do të ishte më mirë që ato të kandidonin në koalicione zgjedhore. Koalicioni qeverisës Alenca e Ndryshimit u regjistrua si një koalicion i përbërë nga 17 parti, i cili kryesohet nga PD e kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa koalicioni i majtë Bashkimi për Ndryshim , i cili dorëzoi listat e kandidatëve vetëm në fund të afatit përfundimtar të shpallur nga KQZ-ja, ka në përbërje të saj dhe një parti të re, G99, e cila kryesohet nga figura të shoqërisë civile. Ndërsa koalicioni i tretë Aleanca Socialiste për Integrim përbëhet nga 6 parti të kryesuara nga LSI, e cila konkurron me PS-në për votën e elektoratit të majtë. Edhe në këtë koalicion ka një prurje të re që është Partia Socialiste e Vërtetë 91, një parti e formuar në fillim të 2009-ës pas ndarjes nga PS-ja. Një tjetër koalicion është dhe Poli i Lirisë , koalicion i qendrës së djathtë ku edhe ky si ai pararendës përbëhet nga 6 parti. Ndërsa fushata 30-ditore zyrtare elektorale fillon pas datës 29 maj, partitë e kanë nisur tashmë fushatën e tyre aktive. Figurat kryesore të partive kanë nisur tashmë turet e tyre në të gjithë vendin, pavarësisht se ato do të garojnë në koalicion fushata elektorale deri në këto momente është zhvilluar më shumë individualisht sesa në koalicione të bashkuara. Kjo ndodh për shkak se shumë pjesëtarë të koalicioneve theksojnë faktin e rëndësisë së përforcimit të identitetit të tyre.
Opozita dhe Qeveria në fushatë
Qeveria thekson arritjet e saj gjatë këtij katërvjeçari, përfshirë anëtarësimin në NATO dhe aplikimin për kandidat anëtar në Bashkimin Evropian. Ata theksojnë gjithashtu arritjet e zhvillimit infrastrukturor dhe luftën kundër korrupsionit. Nga ana tjetër partitë opozitare premtojnë përmirësime në fusha të tilla si infrastrukturë, edukin dhe shëndetësi. Të dyja partitë e mëdha, PD dhe PS, kanë akuzuar njëra-tjetrën për korrupsion. Partitë opozitare pretendojnë se PD-ja ka përfituar nga fushata publicitare televizive që theksojnë arritjet e qeverisë, që përpara çeljes së fushatës zyrtarisht nuk lejohet që partitë të bëjnë publicitet në media. Ka një mungesë të theksuar besimi mes partive politike për administratën zgjedhore. Shumë nga partitë e vogla shprehin pakënaqësinë e tyre për Kodin Zgjedhor, që u jep një rol dominues në zgjedhje dy partive kryesore, PD dhe PS, kryesisht në fonde dhe shpenzime kundrejt partive të vogla. Shumë nga partitë kanë shprehur frikën se gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë parregullsi, veçanërisht në procesin e numërimit të votive.
Regjistri i votuesve dhe identifikimi
Për herë të parë, listat e votuesve do të merren nga të dhënat elektronike të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Numri totali i votuesve të regjistruar ëshë rreth 3.1 milionë, janë rreth 50 mijë emra votuesish të dublikuar që janë hequr nga regjistri thmeltar i votimit. Personeli i Policisë së Shtetit do të votojë në rajonet e policisë ku punojnë, pacientët e sëmurë në spitalet ku ata janë të shtruar dhe administrata zgjedhore mund të votojë në vendin ku punon dhe jo në vendin e tyre ku banojnë. Kjo listë e votuesve nisi të përpilohej më 29 janar 2009. që të mund të votojë një qyetar duhet të prezantojë një kartë identiteti ose pasaportë dhe jo certifikatë lindjeje. Mungesa e besueshmërisë së letërnjoftimeve biometrike ishte burim shqetësimi për zgjedhjet e mëparshme. Më 12 janar qeveria nisi zyrtarisht programin që kishte për qëllim pajisjen e çdo votuesi me një kartë identiteti me të dhëna biometrike, edhe pse partitë opozitare e mbështetën këtë hap si të nevojshëm për një proces normal zgjedhor, ato kritikuan fuqishëm qeverinë për vonesat në procesin e pajisjes deri në një pikë ku zgjedhjet të rrezikoheshin. Partia Socialiste ka parajmëruar vazhdimisht se data e zgjedhjeve po afron, ndërsa pajisja e plotë me karta identiteti është një proces i ngadaltë dhe si rezultat i saj një numër shumë i madh votuesish rrezikojnë të mos votojnë. Janë 730 mijë votues që nuk kanë pasaportë, dhe rreth 354 mijë kanë aplikuar për karta identiteti deri më 19 maj, sipas informacioneve të marra nga Ministria e Brendshme. Rreth 160 mijë votues shqiptarë mendohet të jenë me banim jashtë Shqipërisë dhe pa u pajisur me kartën e identitetit, 220 mijë të tjerë nuk kanë aplikuar fare për letërnjoftimin deri tani. Ministria e Brendshme beson se do të jetë e aftë të pajisë të gjithë qytetarët shqiptarë me karta identiteti deri përpara ditës së zgjedhjeve. Ndërsa të tjerë kanë vënë në dyshim nëse kompania e kontraktuar është e aftë të menaxhojë qendrat e aplikimit dhe të ketë kapacitetin të pajisë qytetarët me letërnjoftime për kohën që ka mbetur në dispozicion.
Opozita
Partitë opozitare janë ankuar se procesi i pajisjes me një kartë të re identiteti është i tejzgjatur dhe në veçanti PS-ja ka pretenduar se aplikimet po bëhen në mënyrë selektive në disa zona në dëm të elektoratit të saj. Çmimi fillestar prej 1200 lekësh ishte një çështje që shkaktoi probleme mes qeverisë dhe opozitës, e cila kërkonte që ky dokument të shpërndahej falas. Qeveria më pas reflektoi dhe vendosi që kategori të caktuara të pajiseshin me karta falas apo me kosto të reduktuar. Më 28 prill u arrit konsensusi për çmimin e letërnjoftimeve midis PD dhe PS.
Media
Transmetimet në media janë burimi kryesor i informacionit për qytetarët. Në mungesë të kërkesave të kufizuara për licencimin e mediave, KKRT-ja ka licencuar tre stacione televizive me mbulim kombëtar, 69 stacione televizive lokale dhe 50 televizione kabllore. TV me shikueshmërinë më të madhe janë Top-Channel, TV KLAN, Vizion+ dhe të gjitha kanalet e lajmeve 24 orë, Neës 24 dhe Alsat janë televizionet më popullore. Numri i lartë i mediave që konkurrojnë në një treg të limituar reklame (llogaritet rreth 21 milionë euro çdo vit) dhe mungesa e transparencës për sa i përket sponsorizimit të TV-ve kanë ngritur shqetësime mes gazetarëve dhe profesionistëve vendas dhe ndërkombëtarë të medias, për ndërhyrjen e biznesit dhe interesit politik në sektorin mediatik, me pretendimet e autocensurës dhe kërcënimit për pavarësinë e medias. Transmetuesit më të rëndësishëm të medias së shkruar konsiderohen përgjithësisht të rreshtuar me një apo dy nga partitë politike dhe media në përgjithësi konsiderohet shumë pluraliste, por jo e pavarur nga ndikimi politik. Reforma e transmetuesit të shërbimit publik RTSH, e cila ka dhe vazhdon të ketë mbulimin më të madh nga të gjithë transmetuesit e tjerë, ka ngecur. Me vetëm 9% të buxhetit, të vetadministruara, transmetuesi publik mbetet ende i varur financiarisht nga fondet e Buxhetit të Shtetit. Për televizionet private lejohet që të vendosin kohë në dispozicion të partive në fushatë kundrejt reklamave me pagesë. Për më tepër, Kodi Elektoral siguron se transmetuesit privatë kombëtarë dhe satelitorë duhet të sigurojnë pa pagesë gjysmën e kohës së reklamës në total e blerë nga një parti politike. Transmetuesve privatë dhe shtetërorë u kërkohet që të mbulojnë fushatat elektorale të partive në edicionet e tyre të lajmeve. Mbulimi i fushatës në media monitorohet nga Bordi Monitorues i Medias në KQZ. Në mënyrë që të vlerësojë mbulimin e fushatës nga media, OSBE-ODIHR ka kryer që prej 18 majit monitorimet e para të 5 TV-ve, (TVSH, Top Channel, TV Klan, Vizion Plus dhe Neës24), dhe katër gazetave të përditshme (Panorama, Shqip, Gazeta Shqiptare dhe 55).
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009