Skena, vendi ideal për dashurinë
Autori i Lajmit: red.
Olta Boka, këngëtarja e re na tregon dashurinë e saj për artin, muzikën që e ka trashëguar nga i arti. Hapat e para në muzikë i ka pasur si një engjëll, në “Korin e engjëjve” me Suzana Turkun, përgjatë viteve 2000-2003 duke vazhduar në rrugën e saj në një engjëll gjeni, ku u vlerësua në spektaklin “Gjeniu i vogël”. Por ambiciet e Olta Bokës do të shkonin edhe më tej. Ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin e Radio Televizionit dhe rrjedhimisht mori edhe “vizën” për në Eurosong, që u zhvillua një vit më parë në Beograd. Një skenë ëndërr e shumë artistëve europian, të cilën Olta megjithëse fare e re arriti ta prekë. Këto i përmend si kujtime të bukura këngëtarja duke na treguar për projekte të mëdha tashmë, një këngë e re, një videoklip, por ndoshta së shpejti edhe një album me punët më të mira. “Është më e lehtë të fitosh një emër se sa ta mbash atë ndaj dhe shkëputje ime, jo shumë e gjatë, konsiston pikërisht në dëshirën për të gabuar sa më pak, në gjërat që do t i ofroj publikut. Ndaj dhe koha ka të bëjë me sigurinë time për tu ndier mirë me materialet” shprehet këngëtarja Olta Boka.
Olta, je një këngëtare e re, por shumë e talentuar. Na trego pak si ka nisur kjo ëndërr për ty (muzika)?
Kam filluar të këndoj në moshën 9 vjeçare ku e nxitur nga babai im, që është këngëtar i muzikës popullore, jam aktivizuar në aktivitete të ndryshme si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj. Kam fituar çmime të shumta ku më kryesorët janë çmimi i 2-të në Eurovisionin për fëmijë dhe çmimin e interpretimit tek "Gjeniu i Vogël".
Si e kujton daljen e parë në skenë?
Normalisht me shumë emocion. Si dalje të parë kam pasur tek zërat e rinj, aty ku mu hapën dyert për të qenë në pozitat e tanishme.
Olta, çfarë jeni duke punuar aktualisht?
Mbas lançimit të këngës time më të re jam duke punuar dhe për dy materiale të tjera që mendoj se do të jenë së shpejti në tregun muzikor.
Sikur jeni tërhequr pak kohët e fundit nga skena. Ka ndonjë motiv?
Është më e lehtë të fitosh një emër se sa ta mbash atë ndaj dhe shkëputje ime, jo shumë e gjatë, konsiston pikërisht në dëshirën për të gabuar sa më pak, në gjërat që do ti ofroj publikut. Ndaj dhe koha ka të bëjë me sigurinë time për tu ndier mirë me materialet.
Promovimi juaj i parë, i madhi që ju është bërë me fitoren e Festivalit të fundvitit ju dha “vizën” për në Eurovizion. Një skenë shumë e dashur nga të gjithë artistët Europian. Si e kujtoni sot atë eksperiencë?
E kujtoj me mall sepse në të kam kaluar si momente të bukura ashtu sikurse dhe momente të vështira. Ka qenë një jetë e tërë brenda 2 javëve nga e cila kam marrë çdo sekondë me vete.
Mund të themi se fama ka prekur edhe jetën tuaj. Si e përjetoni këtë fakt?
E përjetoj si një dukuri që e kam marrë parasysh që në momentin e parë që vendosa të isha pjesë e artit, por jam përpjekur të mos ndikohem në sjellje apo në jetën e përditshme nga mendjemadhësia apo gjëra të tilla si kjo.
Cila ka qenë ngjarja me një fans që ju ka mbetur në mendje, diçka që nuk e kishit menduar ndonjëherë se do të ndodhte?
Gjatë kthimit në Tiranë nga një ekskursion mësimor, u habita kur pashë se një makinë me vajza volejbolliste ndaloi enkas për të marrë autografe. Ka qenë një nga vlerësimet më të mëdha që kam marrë ndonjëherë.
Do ju shohim së shpejti me ndonjë videoklip të ri?
Shpresoj që në fillim të korrikut të shfaqem me një këngë dhe një klip të ri.
Po një album kur ka ndërmend të promovoj Olta? Fansat po presin…
Po përpiqem që materialet e nxjerra të jenë pjesë e një albumi të ardhshëm, për të cilat do të mundohem të punoj me profesionalizmin dhe përkushtimin e duhur.
Si mund ta përkufizosh skenën?Çfarë është ajo për ty?
Skena është një vend në të cilën e kam ëndërruar veten që fëmijë, dhe si e tillë sot e shoh si vendin e realizimit të kësaj dëshire ashtu sikurse dhe vendin ideal për të shprehur dashurinë dhe pasionin tim për artin.
Po arti, muzika çfarë janë për ty?
Mendoj se arti i muzikës është nga të paktat armë që njeriu mund të shfrytëzojë për tu çliruar nga mënyrat e kufizuara të të ndjerit dhe të parit që posedon.
Keni ndonjë tjetër pasion veç artit?
Po. Më pëlqejnë shumë sportet dhe biologjia.
Çfarë do të bëni, nëse hiqni dorë nga muzika? Çfarë profesioni do të ndiqni?
Do të bëhesha mjeke ose menaxhere biznesi.
Si është Olta në jetën e përditshme. Dimë që je një vajzë e thjeshtë?
Përpiqem të jem gjithnjë vetvetja, një vajzë e pa kompleksuar nga fakti i të qënit e famshme.
Olta, për gjithë fansat dhe djemtë që janë të interesuar, ke të dashur?
Jo.
Të shpresojnë djemtë e moshës suaj atëherë?
Kam vendosur të investoj të gjitha forcat e mia në rrugën që kam nisur dhe askund tjetër. Mendoj se djemtë e moshës time duhet të shpresojnë për sa më shumë art nga unë. Besoj se kaq mjafton.
Cila ka qenë për ju shtysë në rrugën e artit?
Shtysë ka qenë babai im, talenti që kam dhe dëshira për të zhvilluar këtë të fundit.
Keni pasur ndonjëherë idhull apo model, të cilin e keni ndjekur në fëmijëri?
Kam preferuar të zgjedh më të mirat e njerëzve që më rrethonin për të krijuar kështu modelin tim.
Bëni muzikë Pop. Pse ke zgjedhur këtë rrymë?
Nuk jam nisur për të përzgjedhur ndonjë rrymë të caktuar, por kjo është rryma në të cilën unë përshtatem më së miri.
Do të eksperimentoni ndonjëherë?
Nuk më pëlqejnë shumë eksperimentimet. Mendoj se derisa të piqem mirë si këngëtare do më duhet të ndjek një rrjedhë më të përshtatshme për karakterin tim.
Babai juaj është një këngëtar i muzikës popullore. Po ju këndoni këngë popullore?
Shumë rrallë këndoj, vetëm në ambiente familjare.
Mbase do të bëni një këngë të tillë ndonjë ditë?
Them se mund të këndoj këngë të këtij zhanri, por me dëshirën për të përpunuar materiale të afirmuara tashmë të kësaj rryme.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009