Pak ore pas Shen Valentinit vret gruan dhe var veten

Sami epi ka vrare me gure bashkeshorten e tij. Autori e ka fshehur trupin e viktimes ne nje perrua
Krimi brenda familjes trondit kete here fshatin e vogel Vulcan ne rrethin e Librazhdit kur nje 55-vjecar ka masakruar me gure e mjete te tjera te forta bashkeshorten e tij nene e kater femijeve dhe me pas i ka dhene fund jetes duke u vetevarur. Krimi i dyfishte ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem kur Sami Cepi 55 vjec ka vrare dhe me pas ka fshehur trupin e bashkeshortes se tij Behije Cepi 46 vjece ne nje perrua te fshatit. E lajmeruar ne kohe fale denoncimit te fqinjeve me te afert te ciftit policia eshte vene menjehere ne kerkim te autorit te ngjarjes. Ky i fundit eshte gjetur fatkeqesisht i pajete i vetevarur ne nje peme ne afersi te baneses se tij. Te dhena paraprake te policise lokale ne lidhje me ngjarjen e rende flasin se krimi dyshohet te jete kryer per motive xhelozie megjithate hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarje ende vazhdojne.
Nje 55-vjecar ne Vulcan te Librazhdit ka vrare me gure e mjete te forta bashkeshorten e tij nene e kater femijeve e me pas e ka hedhur ne perrua. Nga te dhena te policise lokale ne lidhje me ngjarjen mesohet se te paret qe kane vene ne dijeni fqinjet e ciftit Cepi kane qene kater femijet pasi kane ndjere fillimisht mungesen e nene s se tyre. Ne keto kushte banoret e fshatit kane vene me pas ne dijeni forcat e rendit pas dyshimeve qe ata kishin per nje grindje te forte mbremjen e se henes ne familjen e kryefamiljarit Sami Cepi. Pas marrjes se njoftimit punonjesit e policise se Librazhdit kane shkuar ne vend por pa mundur te gjejne asnjerin prej dy kryefamiljareve. Ne keto kushte policia ka filluar me krehjen e zones ne kerkim te tyre derisa disa ore me pas duke u bazuar edhe ne deshmine e femijeve te ciftit policia ka arritur te gjeje trupin e pajete te gruas 46-vjecare Behije Cepi. Policia tha se trupi i saj u gjet i fshehur ne nje perrua te fshatit Vulcan nderkohe qe ne keto rrethana ka nisur kerkimi i autorit te dyshuar te ngjarjes Sami Cepit. Krehja e gjithe zones ne afersi te vendit ku u gjet trupi i viktimes nuk ka sjelle rezultat per forcat e policise ne ndjekje te autorit. Te dhena nga policia bejne me dije nderkohe se kerkimi ka vazhduar pa nderprere deri ne oret e para te mengjesit te djeshem derisa Sami Cepi eshte gjetur i pajete edhe ky ne afersi te baneses se vet. Sipas hetimeve paraprake trupi i tij u gjet i varur ne nje peme ndersa dyshohet se viktima i ka dhene fund jetes ne kushte te forta te nje depresioni nervor pas vrasjes se bashkeshortes se tij.
Pas kesaj ekspertet e kriminalistikes dhe hetues te ceshtjes ne policine e Librazhdit kane filluar hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes tragjike qe u mori jeten dy bashkeshorteve duke lene jetim kater femije. Sipas te dhenave te tyre paraprake mesohet se motivet e para qe cuan ne kete krim te dyfishte brenda familjes dyshohet te jene per shkaqe xhelozie.