Pak puthje “hot” në Big Brother

Kosovarja, Rrezarta e cila është banore e shtëpisë së Big Brother është duke befasuar me lojën e aj në Big Brother.
Përderisa, Hakiu dhe Valoni, po ashtu dy banorë nga Kosova kanë zgjedhur rrugë të tjera për të qëndruar sa më gjatë në shtëpi, ndryshe po vepron Rrezarta e cila ka filluar një aventurë me Jetmirin, banorë tjetër në shtëpi të Big Brother.
Tashmë shihet qartë, emancipimi i çiftit Rezarta dhe Jetmiri pasi ata kanë kaluar caqet e normalitetit.
Të dy po “lënë nam” në mbarë shtëpinë duke u puthur e duke bërë skena të pa hijshme në orët e ditës për një publik ku përfshihen të gjitha moshat.
Miri dhe Rezi me sa duket po shijojnë në maksimum ditët që i kanë mbetur brenda shtepisë sepse kjo jave mund të jetë edhe e fundit për Jetmirin, i cili është i kandiduar për këtë javë.
Me sa duket një pasion i vërtet është ndezur midis të dyve që nuk e quajnë vetën të dashuruar por thjeshtë dy njerëz që po shijojnë në maksimum këtë eksperiencë të vetme në jetën e tyre. Nga ana tjetër, çifti Bertina & Erion janë shumë më të përmbajtura në krahasim me çiftin rival.
Të jetë vetëm show për të qëndruar sa më gjatë në loje, apo ky është pasion i vërtet midis Rezit dhe Mirit? Këtë do ta zbulojmë vetëm në ditët në vijim….
Në shtëpi diskutohet për homoseksualizmin
Disa nga banorët janë ulur në sallon dhe bisedojnë për homoseksualizmin. Duke marrë shkak nga publikimi i prirjeve seksuale të Klodianit gjatë spektaklit ata nisin të bisedojnë për këtë temë. Enxhi hap bisedën duke pyetur banorët e tjerë nëse u ka ndodhur që të dashurojnë dikë dhe më pas kanë kuptuar se ka qenë homoseksual.
Jetmiri i përgjigjet “unë nga fshati vij, vetëm për femrat di të flas”, ndërsa Ada thotë se ajo ka një shoqe në Itali që më anë të operacioneve ka ndërruar seks nga mashkull në femër. Banorët kurioz nisin ta pyesin për të dhe Ada u përgjigjet duke treguar se si ka arritur këtë gjë mikesha e saj e cila tashmë punon si modele. Jetmiri thotë se ai është deri diku konservator përsa i përket kësaj çështje, ndërsa Valoni shprehet se është totalisht kundër këtyre prirjeve.
Teksa Valoni shprehet me ashpërsi kundër homoseksualizmit, banorët e tjerë e kundërshtojnë dhe i kërkojnë që ai t’ia thotë mendimin e tij Klodit në sy. Valoni thotë se ai nuk ia ka thënë sepse nuk do që Klodi të lëndohet, apo të ndjehet keq. Ada fillon të tregojë se ajo ka pasur një shok të tillë dhe nuk e kishte kuptuar deri në momentin që personi ia kishte deklaruar vetë .
Ajo thotë se miku i saj ishte çuditur se ajo nuk e kishte problem shoqërinë me persona që kanë të tilla prirje. Banorët japin opinionet e tyre ku ata që janë kundër thonë se homoseksualizmi është kundër natyrës, ndërsa të tjerët që janë pro thonë se është diçka krejt normale dhe ndjenjat nuk janë të kontrollueshme. Sipas tyre njeriu duhet të bëjë atë që ndjen, jo atë që të tjerët duan. Më pas ata me kërkesën e Hakiut ndërrojnë bisedën në të tjera çështje.