E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Administrativ

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Administrativ. Holger Linkweiler është pasardhësi i dr.Reinhard Kalenda, kryetari i mëparshëm i kësaj strukture. Ai mban pozicionin e drejtorit menaxhues të “HOCHTIEF AirPort”, investitorit kryesor të TIA-s, i cili ofron menaxhimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve. “Jam vërtet entuziast për mundësinë e paraqitur në TIA. Kompania ka një pozicion strategjik si në tregun vendas, po ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Transporti ajror zë një pjesë të rëndësishme në tregun e transportit të këtij vendi dhe kërkesa në këtë drejtim është gjithnjë në rritje. Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj ngushtë me anëtarët e Këshillit.

Administrativ, me qeverinë shqiptare, si dhe me stafin e TIA-s, në mënyrë që ta drejtojmë kompaninë drejt sukseseve të mëtejshme”, tha Linkweiler, kryetar i Këshillit Administrativ të TIA-s.
Përveç pozicionit të tij si kryetar i Këshillit Administrativ të TIA-s, Linkweiler është gjithashtu anëtar i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit të Budapestit dhe anëtar i Bordit të
Korporatës së Aeroportit të Sidneit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›