E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal, selektor i Holandës

Louis van Gaal është selektor i ri i Holandës pas dorëheqjes së Bert van Marwijk në përfundim të Euro 2012.

Van Gaal, 60 vjeç, udhëhoqi Tulipanët nga 2000 deri 2002 por dështoi ti kualifikoi ata në Kampionatin botëror në Kore dhe Japoni. Mirëpo, më pas ai shijoi sukses me skuadrat AZ Alkmaar dhe Bayern Munich.

Van Gaal ka marrë me vete për asistent ish menaxherin e Ajaxit, Danny Blind derisa Holanda synon të tejkalojë dëshpërimin e eliminimit në fazën e grupeve nga Euro 2012 pas tri humbjeve nga po aq ndeshje të Grupit B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›