E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa anglisht për mësuesit shqiptarë

Takimi

Mësuesit shqiptarë do të kenë mundësi të përfitojnë paketa metodash bashkëkohore, lidhur me mësimdhënien e gjuhës angleze.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës pati një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mcilwham dhe përfaqësuesen e “British Council” në Shqipëri, Clare Sears.
Gjatë takimit, ministri Tafaj dhe ambasadorja Mcilwham diskutuan mbi ecurinë e projektit rajonal “Future Schools” që implementohet nga “British Council”, “Microsoft” dhe Ministritë e Arsimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në kuadër të këtij projekti, “British Council” do të ofrojë paketën në shërbim të mësuesve shqiptarë lidhur me metodat bashkëkohore të mësimit të gjuhës angleze dhe mësimdhënies.
Ministri Tafaj falënderoi kontributin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, si edhe asistencën e ofruar nga prezenca e kësaj ambasade në vendin tonë në fushën e arsimit.
Ai theksoi se institucioni që ai drejton është shumë i interesuar për vazhdimësinë e bashkëpunimit me qeverinë britanike, duke vënë në dukje nevojën e arsimit shqiptar për kurrikula me standarde bashkëkohore.
“Bashkëpunimi me ‘British Council’ vjen në momentin e duhur, pasi shtrirja e internetit bën që të kemi online teknologjinë e informacionit në shërbim të përmirësimit të kurrikulave tona”, vlerësoi Tafaj.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›