E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patentat pa provim, Fiks Fare vë përgjegjësit para ligjit

Korrupsioni
Hiqet licenca e autoshkollës, shkarkohen tre nëpunës të drejtorisë së transportit

Denoncimi i korrupsionit nga emisoni “Fiks Fare” në “Top Channel” ka pezulluar dhënien e patentave në qytetin e Korçës, ndërsa personat e kapur mat nga kamerat e “fiksit” janë pushuar nga puna dhe janë dërguar për ndjekje penale.
Kreshnik Bozho, Drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor, doli dje në një konferencën për shtyp për të njoftuar se pasi u vu në dijeni të filmimeve të një ngjarje të shëmtuar dhe korruptive të shfaqur dje në emisionin “Fiks Fare” ka marrë të gjitha masat ligjore administrative të cilat konsistojnë në: heqjen e licenëës të autoshkolles “Saraçi” në qytetin e Korçës; shkarkimin e menjëhershëm të punonjësve Aurel Agolli, Pirro Kaçorri dhe Bashkim Myertezai  dhe pezullimin e përkohshëm të procedurave të testimit në këtë qytet.
Duke marrë shkas nga kjo ngjarje DPSHTRR-ja siguron opinionin publik se reagimi do të jetë shumë i ashpër ndaj gjithë atyre që do të përsërisin akte të tilla korruptive.
Sipas Bozdos, proçesi  i dixhitalizimit të testimit për lejet e drejtimit, që ka fillluar të aplikohet me sukses ne Tiranë dhe Durrës do t’u japë fund njëherë e përgjithmonë abuzimeve.
Emisioni “Fiks Fare” dëshmoi për dy ditë me radhë se si mund të merret një patentë pa dhënë prova e provim teorik.
Nje leje drejtimi automjetesh gazetarët e “Fiks Fare” kësaj radhe e morën në Korçë. Në autoshkollën e parë që u drejtuan gjetën një instruktor që merrte përsipër që kundrejt pagesës prej 60 mijë lekësh të jepte një patentë të rregullt, duke e dorëzuar të bardhë fletën e provimit dhe duke mos hyrë fare në provimin e praktikës.
Pra në provimin e teorisë gazetaren e Fiksit e toleruan, letrën e dorëzoi të bardhë, që ta plotësonin vetë instruktorët. Provim i praktikës nuk u bë fare, por vetëm u dhanë shenjat e gishtërinjve.
Gazetarit të “Fiksit” iu desh të priste një muaj për të marrë patentën e rregullt në dorë, ndërkohë që i nëjjti instruktor premtoi se mund të nxirrte edhe një patentë kamioni, pa kaluar asnjë test.
Disa vjet më parë, gazetarët e Fiks Fare morën patenta të tilla, madje edhe për persona me aftësi të kufizura.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›