E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa fiskale ndryshimet kalojne miratimin ne Komisionin e Ekonomise

Ndryshimet fiskale kalojnë etapën e miratimit në Komisionin kuvendor të Ekonomisë.

Kjo paketë e përbërë nga katër projektligje pritet të aplikohet që nga muaji shtator.

Sipas riformulimit, pritet që taksa doganore, e cilat paguhen për automjetet të hiqet dhe të paguhet gradualisht gjatë përdorimit të karburantit, së bashku me taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit.

Një praktikë e tillë do të implementohet me qëllim që taksat më të larta të paguhen nga ata që i përdorin makinat më tepër dhe për rrjedhojë, ndotin më tepër ambientin.

Pjesë e kësaj paketa janë edhe heqja e taksave doganore për veshjet, që është në avantazh të industrisë së fasonëve.

Krahas kësaj, nga kjo taksë, pritet të përfitojnë edhe vetë konsumatorët shqiptar, pasi në treg parashikohet të ketë veshje me çmime më të ulëta.

Paketa fiskale përbëhet nga tre projektligje kryesore që janë: ndryshimi i taksave që paguajnë përdoruesit e automjetit, ndryshimi i taksave për pushtetin vendor, reduktimi i akcizës për birrën si dhe heqja e taksave doganore, për veshjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›