E Diel, 1 Nëntor 2026

Policët padisin qeverinë për shkak se u kërkon të rikthejnë paratë e shpërblimeve

Kjo është tragjedia e një vendi me rritjen ekonomike më të madhe në Europë. Policët kanë vendosur të padisin qeverinë, e cila në pikë të hallit për para, në një krizë që nuk është parë prej kohësh në vend, ka vendosur në një akt mizor të detyrojë policët të rikthejnë shpërblimet që kishin marrë për punët e bëra në shërbim të qeverisë për të mbrojtur zyrën e Berishës dhe Ristanit. Edhe pse policët i kanë shpenzuar ata para, qeveria e mrekullisë ekonomike ua kërkon sërish ato qindarka. Në këtë mënyrë ata kanë vendosur të padisin qeverinë. Sindikata e Policisë e ka depozituar padinë në Gjykatën e Tiranës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›