E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketë e re shërbimesh në poliklinika

17/03/2009  Lidhen kontratat e reja për 2009-n me qendrat shëndetësore në vend

Evidentohet lista me 68 barnat që nuk duhet të mungojnë në urgjenca

Organizimi dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore nga poliklinikat tashmë do të funksionojë në bazë të rregullave të reja të përcaktuara në kontratat e 2009-s.

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka hartuar dhe miratuar kontratat e reja me 413 qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, ku ndryshe nga viti i kaluar kontratat shoqërohen me një paketë shërbimesh të mirëdetajuara për të gjitha kategoritë. Kjo paketë do të përmbledhë 7 shërbimet bazë që çdo qendër do të ofrojë detyrimisht për pacientët. Miratimi i kontratave është bërë gjatë diskutimeve të zhvilluara me grupet e interesit, siç janë Urdhri i Mjekut, Shoqata e Mjekëve të Familjes, Konfederata e Sindikatave të Shëndetësisë. Gjithashtu kontrata e 2009-s saktëson rolin e drejtuesit të qendrës shëndetësore, duke vënë theksin dhe te përgjegjësitë që ai ka, e cila do të finalizohet me dixhitalizimin e aktivitetit të përditshëm të stafit mjekësor. Hartimi i kësaj pakete është rezultat i një pune dy-vjeçare të ISKSH-së në bashkëpunim me USAID-in. Paketa e shërbimeve

Konkretisht në paketën e re janë përfshirë 7 shërbime bazë mjaft të detajuara, që do të jetë falas për të gjithë pacientët, ndërsa fatura financiare mbulohet nga ISKSH-ja. Në grupin e parë përfshihet kujdesi në rastet e urgjencës. Paketa e re e shërbimeve shëndetësore përfshin edhe listën e barnave të urgjencës që duhet të ketë qendra. Kjo listë standardizon këtë shërbim në të gjithë vendin, përcakton emrat e 68 barnave të konsumit që duhet të ketë qendra për trajtimin e urgjencave, duke filluar nga serumet deri në trajtimin e rasteve urgjente me sëmundje nervore, astmatike, shoku anafilaktik. Grupi i dytë përfshin kujdesin për fëmijët, ku detajohet monitorimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijës. Shërbimi tjetër kategorizon kujdesin për të rriturit në diagnozat kryesore dhe mjekimin e sëmundjeve, siç janë: hipertensioni, dhimbjet e gjoksit, angina dhe sëmundja e ishemisë së zemrës, insuficiencë kardiake, diabeti, infeksionet e aparatit urinar, anemia, astma, dhimbjet akute të mesit, depresioni, ankthi, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek të rriturit, problemet e lëkurës, problemet e prostatës, dhimbjet e kokës dhe artriti ose dhimbjet e kyçeve. Përveç shërbimeve të sipërpërmendura janë edhe katër kategori të tjera që do të bëjnë pjesë në këtë paketë, ku përfshihen: shëndeti i gruas dhe ai riprodhues, kujdesi shëndetësor për të moshuarit, shëndeti mendor dhe promocioni i edukimit shëndetësor.

Ndryshimet

Gjithashtu në kapitullin e shërbimeve bazë që do të përmbajnë tashmë kontratat e reja për çdo shërbim është përcaktuar si më poshtë: përshkrimi i shërbimit, qëllimi i tij, nozologjitë (rastet) që trajton, kujdesi parandalues dhe edukimi i pacientit/familjes, aftësitë që duhet të ketë personeli shëndetësor për kryerjen e shërbimit, çfarë rastesh rekomandon, shërbimet që kryen në komunitet, standardet që duhet të zbatohen, pajisjet e duhura, mjekimet dhe materialet e konsumit që nevojiten, dokumentacioni mjekësor që plotësohet. Kujdesi për rastet urgjente është ndarë në shërbim me 1 turn dhe 3 turne, për të dhënë mundësinë që qendra, sipas një liste të përcaktuar nga ISKSH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë me marrëveshje të kenë mundësi që të organizojnë punën brenda qendrës pa ndërprerje.

Shtatë shërbimet bazë të kontratës së re

1. Kujdesi në rastet e urgjencës

2. Kujdesi shëndetësor për fëmijët

3. Kujdesi shëndetësor për të rriturit

4. Kujdesi shëndetësor për gratë dhe shëndetin riprodhues

5. Kujdesi shëndetësor për të moshuarit

6. Kujdesi shëndetësor mendor

7. Promocioni dhe edukimi shëndetësor

Kujdesi për të rriturit

Diagnozat kryesore dhe mjekimi i sëmundjeve:

• Hipertensioni

• Dhimbjet e gjoksit

• Angina/sëmundja e ishemisë së zemrës

• Insuficiencë kardiake

• Diabeti

• Infeksionet e aparatit urinar

• Anemia

• Astma

• Dhimbjet akute të mesit

• Depresioni

• Ankthi

• Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek të rriturit

• Problemet e lëkurës

• Problemet e prostatës

• Dhimbjet e kokës

• Artriti ose dhimbjet e kyçeve

Kujdesi për fëmijën:

• Monitorimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijës

• Imunizimi

Shëndeti i gruas dhe kujdesi shëndetësor riprodhues:

• Planifikimi familjar

• Sëmundjet ose infeksionet seksualisht të transmetueshme

• Vizita e gjirit

• Analiza e qafës së mitrës

• Menopauza

• Shtatzënia normale

• Diagnostikimi klinik dhe mjekimi gjatë shtatzënisë

• Kujdesi pas lindjes

• Shërbimet parandaluese

Kujdesi për rastet urgjente

Menaxhimi fillestar dhe stabilizimi i problemeve urgjente:

Ataket e zemrës

Dhimbjet e gjoksit

Frakturat

Kujdesi për gërvishtjet/plagët

Përcaktime e vizitave

Në pjesën e detyrimeve specifike të qendrës shëndetësore janë shtuar pikat që kanë të bëjnë me plotësimin e qartë të formularit të vizitës sipas manualit të sistemit të informacionit shëndetësor. Gjithashtu qendra duhet të drejtojë dhe kontrollojë infermierin në aktivitetin e përditshëm. Ndërsa në lidhje me recetat janë shtuar detyrimet që kanë të bëjnë me përshkrimin e recetës për personat e siguruar me librezë shëndeti, barnat e listës vetëm në recetën tip me rimbursim. Ndërkohë nëpërmjet infermierit të familjes të kontraktuar është shtuar detyrimi që të plotësojë qartë formularin e vizitës sipas manualit përkatës. Veçanërisht kujdesi shëndetësor për të rriturit është ndarë në tri pjesë për shkak të karakteristikave të sëmundshmërisë që kanë: të rriturit 14-65 vjeç, për të moshuarit 65 vjeç si dhe kujdesi shëndetësor mendor.

Formulari i vizitave

Në këtë kontratë është përcaktuar që aktiviteti i përditshëm i stafit mjekësor do të raportohet me anë të formularit të vizitës dhe procedurave mjekësore. Gjithashtu është përcaktuar edhe ndërrimi i kategorive për mjekët e familjes, të cilët punojnë si pediatër dhe mund të kalojnë me dëshirën e tyre si mjek familje për të gjitha kategoritë e moshave. Kujdesi për rastet urgjente është ndarë në shërbim me 1 turn dhe 3 turne, për të dhënë mundësinë që qendra, sipas një liste të përcaktuar nga ISKSH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë

organizimi

Një tjetër pikë e shtuar në kontratë është dhe detyrimi që lidhet me strukturën organizative të qendrës, ku është shtuar detyrimi i afishimit të grafikut të shërbimeve sipas strukturës së qendrës në një vend të dukshëm brenda mjediseve. Njëkohësisht është i mundur ndryshimi i klasifikimit të mjekut të familjes, kur nuk plotëson normën e ngarkesës. Paketa e re e shërbimeve shëndetësore përfshin edhe listën e barnave të urgjencës që duhet të ketë qendra. Kjo listë barnash standardizon këtë shërbim në të gjithë vendin,

Qendra e re

Kryeqyteti tashmë me dy qendra traumatologjie

Shërbimi i traumatologjisë, që aktualisht ofrohet pranë Spitalit Ushtarak, nuk do të transferohet në qendër tjetër spitalore. Përkundrejt kësaj situate është vendosur që të hapet një tjetër qendër trauma, por kësaj radhe pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kështu, Tirana do të ketë dy shërbime të specializuara të traumës, të shpërndara në dy pika kyçe për të ofruar sa më shpejt kujdesin ndaj rasteve emergjente që paraqiten nga aksidentet rrugore. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka pohuar se qendra e traumës në Spitalin Ushtarak nuk mund të zhvendoset, pasi është në një pikë strategjike për shkak të aksidenteve që ndodhin në autostradë. "Kemi një numër të madh aksidentesh që vijnë nga të dyja linjat, qoftë nga rruga e Shkodrës, qoftë nga autostrada. Pra, të qenit e asaj qendre aty është një mundësi që këta paciente të mbërrijnë sa më shpejt në vendin e duhur. Por mendoj se meriton të kemi dhe një qendër të mirë traumatologjie, dhe kështu do të jetë, është në planet e ardhshme. Kam kënaqësinë t’u them se në spitalin e ri që po ngrihet, në një pjesë të një kati është menduar për 30 shtretër të traumatologjisë", - pohoi Godo. Ky lajm është konfirmuar gjatë prezantimit të djeshëm që ministrja Godo ka bërë për të falënderuar grupet mjekësore dhe shtetet fqinje në ndihmën e dhënë një vit më parë në përballimin e tragjedisë famëkeqe të Gërdecit. “Shfletova dosjen që disponon Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë ngjarje dhe ndiej detyrim të shpreh me shumë respekt mirënjohjen për tërë aparatin e Ministrisë, që kryesohej nga Nard Ndoka, për organizimin e menjëhershëm të gatishmërisë në koordinim me strukturat e tjera qeveritare, si për drejtuesit, mjekët, infermierët, sanitarët, shoferët “.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›