Bashkia e Tiranës "bunkerizohet" në informacion, jashtë funksionit zyra për mediat

Bashkia e Tiranës vazhdon t'i qëndrojë vendimit strikt dhe harbut të saj, për të qenë i "bunkerizuar" në dhënien e informacionit për gazetarët. Megjithëse kështu ajo vijon të shkelë hapur kushtetutën, në të cilën përcaktohet qartë detyrimi i çdo institucioni shtetëror për të dhënë informacion për publikun, zyra për marrëdhëniet me mediat, në Bashkinë e Tiranës thuajse nuk funksionon prej vitesh.
Megjithëse gazeta "SOT" është përpjekur disa herë që të kontaktojë me personat e titulluar zëdhënës të bashkisë me qëllim informimin për disa çështje dhe probleme që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me komunitetin, zyra për mediat dhe "titullarët" e saj nuk kanë marrë mundimin as që të presin gazetarët e kësaj redaksie. "Nuk janë në zyrë", është përgjigja klishe e rojës pranë derës së bashkisë, i cili duket se më mirë se asgjë, bën "orën" e hyrje-daljeve të personave që paguhen në këtë institucion për t'i shërbyer mediave dhe cfarëdolloj gazetari, pavarësisht nëse ky i fundit nuk shkruan apo raporton në mbrojtje të interesave të vetë kryebashkiakut Rama. Dhe pse çdo Institucion Publik e ka detyrim ligjor të informojë jo vetëm çdo qytetar të tij, por edhe të huajit, Bashkia e Tiranës, është i mbyllur ndaj çdo informacioni që kërkojnë qytetarët për problemet që ata i shqetësojnë. E drejta e informimit është elementi më fillestar i një shoqërie demokratike, individët e së cilës informohen për fatin, djersën dhe gjithçka që atyre u intereson, pa asnjë lloji diskriminimi apo paragjykimi. Përkundrazi, disa institucione qeverisëse të vendit tonë, nuk respektojnë asnjë detyrim ligjor në fushën e të drejtës së informimit, duke shpërfillur dhe diskriminuar të drejtat e çdo qytetari. Jo vetëm gazetarët, por çdo qytetar i thjeshtë gëzon lirinë e mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin edhe lirinë për të marrë dhe shpërndarë informacion, pa marrë parasysh origjinën kombëtare apo bindjet politike. Kufizimi i të drejtës së informimit nga Bashkia e Tiranës, bëhet pa asnjë arsye pa marrë parasysh identitetin e kërkuesit të të dhënave, madje qytetarët ndjehen të fyer e të zhvlerësuar nga brutaliteti primitiv i personave juridikë të saj. Shkelja e të drejtës së informimit, bëhet në mënyrë të njëtrajtshme nga institucionet e vendit tonë, pa dhënë asnjë lloj arsye për mosdhënien e informacionit. Dhunimi i lirisë së mediave dhe i qytetarëve të thjeshtë, është një realitet me të cilin përballemi sa herë drejtohemi nga zyrat e institucioneve shtetërore. Pra, siç shihet nga të gjitha këto që pohuam, rëndësia e jashtëzakonshme e të drejtës për informim, nëpërkëmbet duke fyer jo vetëm dinjitetin e qytetarit, por edhe kuadrin ligjorë për informacionin. Megjithatë, media është një nga sektorët më të prekur dhe të dhunuar nga zbatimi i së drejtës të informimit, sidomos në aspektet e gazetarisë investigative, ku aksesi në dokumente zyrtare është shumë i rëndësishëm për informimin e gazetarëve dhe vërtetësinë e artikujve apo materialeve të tyre. Meqenëse ky informacion zyrtarë për shkeljet, sqarimet apo meritat e institucionit përkatës, i transmetohet një publiku të gjerë, personat juridikë të institucionit burgosin në mënyrë të pashpjegueshme informacionet më elementare.