Paketë ushqimore për familjet ekstremisht të varfra
26/03/2010 Harta e Varfërisë
Familjet e varfra që jetojnë nën pragun minimal të dy dollarëve në ditë do të mbështeten me një paketë bazë ushqimesh, e cila do të shpërndahet nga institucionet e shërbimit social, pas identifikimit të tyre. Pas urdhrit të dhënë nga ekzekutivi, një grup pune është shpërndarë në terren për të identifikuar hartën e varfërisë sipas rretheve. Ndonëse vëzhgimi nuk ka përfunduar, specialistët e Shërbimit Social pohojnë se zonat verilindore dhe ato veriore deri më tani raportojnë numrin më të lartë të familjeve të varfra. Konkretisht, bëhet fjalë për familjet që jetojnë në varfëri ekstreme të zonës së Shkodrës, Dibrës, Kukësit, Elbasanit, Korçës dhe Lezhës, pjesa dërrmuese e të cilave trajtohen edhe me ndihmë ekonomike. Por dhe kjo e fundit jo në të gjitha rastet ka rezultuar efektive, pasi në shumë rrethe janë identifikuar si përfituese familje që nuk plotësojnë kriteret. Ky fat është bërë shkak edhe për nisjen e verifikimit të hartës së varfërisë në të gjithë vendin. “Grumbullimi i të dhënave është bërë i mundur në bashkëpunim me institucionet që disponojnë statistika të tilla dhe nga vëzhgimet e inspektorëve tanë. Kemi bashkëpunuar me njësitë vendore dhe kryepleqtë e çdo fshati për të pasur shifra të sakta të numrit të familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme. Duhet të theksoj se të dhënat që disponojmë janë paraprake, pasi vazhdon puna për përpunimin e tyre, si dhe grumbullimin nga terreni”, pohohet nga Shërbimi Social Shtetëror.