E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: “PS-ja dhe PD-ja do të dështojnë për të ndryshuar Kushtetutën”



Presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, e cilësoi miratimin e ndryshimeve Kushtetuese nga PS-ja e PD-ja si puç institucional dhe atentat ndaj Kushtetutës. Në një prononcim për gazetën “Albania”, Ceka tha se dy partitë e mëdha kanë shkelur ligjin. “Ky është një puç institucional. Nuk duhet të miratohen ndryshimet e Kushtetutës në Komisionin e Ligjeve. Ato duhet të diskutohen dhe të miratohen më parë në një komision të posaçëm parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës si dhe të diskutohen me opinionin publik. Ndryshimi i Kushtetutës është diçka thelbësore dhe nuk mund të luhet me Kushtetutën, për të kënaqur interesat e individëve apo grupeve të caktuara politike”. I pyetur nëse partitë e vogla do të kërkojnë Referendum, për të mos lejuar ndryshimin e Kushtetutës, Ceka tha: “Kërkesa për Referendum do të shikohet si mundësi, por nuk besoj se ndryshimet e propozuara nga dy partitë e mëdha do të miratohen në Parlament”.

15 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›