E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, zhvillohet evenimenti i përvitshëm, "Parada e Trëndafilave"

Ditën e parë të vitit 2010 është zhvilluar në qytetin e Pasadenas në Kaliforni një nga paradat më të famshme në SHBA, Parada e Trëndafilave. Parada e Trëndafilave është një nga evenimentet tradicional i cili zhvillohet çdo vit ditën e parë të vitit të ri. Parada e sivjetshme kishte edicionin e saj të 121-të. Pjesë e dekorit të kësaj parade ishin bandat e shumta frymore, pjesëmarrësit e të cilave ishin veshur me rroba të stiluara si për karnavale. Por gjithashtu gjatë kësaj parade nuk kishte se si të mungonte edhe elementi kryesor i saj, lulet e shumta.
Personi i cili nisi këtë paradë ishte kapiteni i famshëm, Chesley Sullenberger, i cili kreu një ulje spektakolare në lumin Hudson gjatë një problemi të avionit i cili ai po drejtonte. Pas kësaj ngjarje kapiteni Sullenberger u bë i njohur në mbarë botën për aktin e tij heroik. Sullenberger përshëndeti turmën nga makina ku ishte ulur së bashku me bashkëshorten e tij.
Përgjatë të gjithë gjatësisë së paradës njerëzit patën mundësinë që të shihnin edhe banda të shumta të cilat kishin përdoru edhe kuajt, një element që është përdorur rrallëherë në vitet e kaluara në këtë paradë të famshme.
Për herë të parë Parada e Trëndafilave është mbajtur në SHBA në vitin e largët 1890 dhe u organizua nga një klub gjahtarësh të zonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›