Pakistani mohon akuzat indiane
Islamabad - Pakistani hedh poshtë pretendimet indiane. Ka qenë Ambasadori i Pakistanit në Shtetet e Bashkuara, Husain Haqqani, i cili ka deklaruar se India nuk kishte prezantuar asnjë dëshmi lidhur me rreth 180 personat që u vranë. Në një intervistë për BBC-në, Haqqani u shpreh se "Ata nuk kanë prezantuar deri tani ndonjë provë. Ne jemi të interesuar për t'i parë këto evidenca. Tani po zbulojmë se paska patur informacione, të cilat nuk janë ndarë me ne, apo me shërbimet sekrete të Indisë apo me aparatin shtetëror”.
Sipas diplomatit pakistanez në SHBA, vendi i tij i ka bërë thirrje Indisë që të punojë për të mundur terrorizmin sesa të sugjerojë se Islamabadi ka qënë i përfshirë në sulmet në qytetin indian të Bombejit.