E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reuters: Kaos në Greqi, nëse falimenton

Agjencia e lajmeve Reuters paralajmëroi kaos dhe trazira sociale në Greqi, pas një falimentimi të mundshëm. Agjencia prestigjioze në shkrimin e saj kushtuar Greqisë, flet për një shpërthim të pakontrolluar të dhunës në rast të falimentimit të shtetit.
Autori i shkrimit e krahason situatën në Greqinë e falimentuar, me Argjentinën, ku pati konflikte të rënda, dyqane të plaçkitura, madje edhe jetë të humbura.
“Në rastin më të mirë, nëse kreditorët privatë tërhiqen nga ristrukturimi vullnetar i borxhit, një falimentim i çrregullt do të çojë në mbylljen e bankave greke për disa ditë, për t’i dhënë Athinës kohë të shmangë tërheqjen e menjëhershme të kapitalit, duke siguruar depozituesit që huadhënësit nuk do të zhduken”, shkruan Reuters.
"Në qoftë se negociatat dështojnë, fati i qytetarëve grekë dhe biznesmenëve varet shumë nga fakti nëse BE-, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN do të qëndrojnë pranë vendit. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, grekët të cilët janë të shqetësuar për fatin e depozitave të tyre, do të nxitojnë për tërhequr para nga bankat duke krijuar radhë jashtëzakonisht të gjata. Dhe sigurisht, pas falimentimit, është e pamundur që vendi të mbetet brenda zonës euro", tha për agjencinë një bankier.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›