Pakistan, në kërkim i përzgjedhuri i Presidentit për Kryeministrinë
Mediat në Pakistan raportuan dje se Gjykata e provincës Ravalpindi ka lëshuar një fletë-arrest për të përzgjedhurin e Presidentit Asif Ali Zardari për kryeministër të ri të Pakistanit. Njoftimi për lëshimin e fletarrestimit të Makhdoom Shahabuddin u publikua vetëm pak orë pasi ishte nominuar për postin e shefit të ri të qeverisë. Fletarrestimi i tij lidhet me importin e ilaçit ilegal (Efedrin), në kohën kur Shahabuddin ishte ministër i Shëndetësisë. Presidenti pakistanez, Zardari, e nominoi Shahabuddin, i cili mbante postin e ministrit të Tekstilit, si mandatar të ri pasi Gjykata Supreme e Pakistanit rrëzoi nga detyra kryeministrin e deritanishëm, Jusuf Raza Gilanin.