E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet një anije me azilkërkues, 90 të zhdukur

Një anije që po transportonte 200 persona u pmbyt në brigjet jugore të Indonezisë dhe dhjetarë persona rezultojnë të zhdukur, shumë prej të cilëve po shkonin drejt Australisë për të kërkuar azil. Disa anije indoneziane dhe australiane kanë nisur përpjekjet e tyre për të mbledhur të mbijetuarit. Një anije patrullimi australiane dhe tri anije kargo kanë arritur të shpëtojnë 110 të mbijetuar, duke i dërguar ata 200 kilometra në Jug të territorit australian në ishullin Christmas. Autoriteti i sigurisë detare australiane nuk pranoi të komentojë nëse janë gjetur trupa viktimash, por mbi 90 persona rezultojnë ende të zhdukur. Kërkimet vazhduan edhe gjatë natës. Anija u përmbyt mes ishullit Christmas dhe Indonezisë. Ishulli, i cili është shumë afër Australisë, është shpesh shënjestër e azilkërkuesve nga Irani, Afganistani dhe Sri Lanka, që përpiqen të arrijnë në Australi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›