E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antentati me silenciator, vdes një prej të plagosurve

Policia shpall në kërkim Durim Gucinë, nëna e të cilit është vrarë në 2002 bashkë me nusen e saj në të njëjtin vend

SHKODËR- Nuk ka mundur të mbijetojënjëri prej të plagosurve të së shtunës mbrëma në qytetin e Shkodrës. Nail Grezda, 48 vjeç, ka vdekur rreth orës 01 të së dieles , si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit e shkrehur mbi të, nga persona akoma të paidentifikuar. Sipas burimeve nga spitali, Grezda ka marrë tre plagë në pjesën e gjoksit , në mushkëri dhe pranë zemrës. Megjithë përpjekjet e mjekëve ai nuk ka mundur të shpëtojë pasi ka humbur shumë gjak. I plagosuri tjetër, 36- vjeçari Artur Kola, ka disaplagë, por mendohet se e ka kaluar rrezikun për jetën . Policë që po hetojnë ngjarjen thanë se në kërkim dje vonë është shpallur 35- vjeçari Durim Gucija. Këtij të fundit i është vrarë nëna më 4 nëntor 2002 në po tënjëjtin vend ku ndodhi vrasja e së shtunës. Autori i vrasjes së dyfishtë, pasi bashkë me nënn e Gucisë u vra dhe nusja e saj, ishte vëllai i kësaj të fundit, i cili aktualisht vuan dënimin. Nisur nga kjo ngjarje blutë e Shkodrës dyshojnë për një lidhje mes vrasjeve dhe pista që ato po ndjekin është ajo e hakmarrjes.

Mësohet se Grezda dhe Kola kanë qenë duke luajtur domino në një lokal pranë ish- shkollës mekanike bujqësore dhe kur kanë dalë në rrugë për të shkuar në shtëpitë e tyre janë qëlluar me armëzjarri që dyshohet të ketë qenë me silenciator. Sipas policisë , dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të maskuar dhe me biçikleta, ndërsakrismat e armës nuk janë dëgjuar edhe për faktin se aty pranë ka qenë dukeu bërë njëdasmë dhe në atë moment janë hedhur fishekzjarre nga dasmorët .Kjo vrasje është e dyta që ndodh në Shkodër , brenda tre ditësh , ku të premten humbi jetën një emigrant nga Oblika 19 vjeç, dhe dje46- vjeçari Grezda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›