Mungesa e kreditimit, Jaka: Biznesi po falimenton, të gjendet zgjidhje

Mungesa e kreditimit po shkakton falimentimin e shumë bizneseve në vend. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, deklaron se aktualisht ka një ngërç të dhënies së kredive prej sistemit bankar.Një zgjidhje për këtë gjendje sipas Jakës do të ishte ngrirja e kredive të këqia, por një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh.
Ndërkohë ulja e normës së interesit në nivel historik prej Bankës së Shqipërisë sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë nuk është reflektuar në marrjen e kredive.
Kriza ekonomike ka shkaktuar ngushtimin e kredidhënies në vend. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë vetë kreu i mazhorancës kërkoi nga BERZH mbështetje për financimin e biznesit.