E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurorja Ina Rama takim me Drejtorin për Evropën të SOCA-s

Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama zhvilloi sot një takim me Drejtorin për Evropën të SOCA ( Agjensia kundër Krimit të Organizuar) Ian Milne, i cili zhvilloi një vizitë ne Tiranë.
 

Gjatë takimit, Ina Rama bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimit ndërkufitar, trafiqeve të të gjitha llojeve e pastrimit të parave, të sigurimit të kufijve si dhe rolin e prokurorisë në zbatim të këtyre angazhimeve.
 

Një vemëndje e madhe gjatë takimit iu kushtua çështjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve, dhe bashkërendimit të punës në kuadër rajonal dhe më gjerë mes institucioneve që janë të angazhuar në luftën kundër këtyre fenomeneve.
 

Drejtori për Evropën i SACA, Milne, vlerësoi bashkëpunimin me Prokurorinë Shqiptare dhe theksoi se arritjet e deritanishme shërbejnë në rritjen e angazhimit të mëtejshëm, në shkëmbimin e informacioneve dhe bashkërendimin më të gjerë në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›