E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, shpërthim, shtatë militantë të vrarë

Ushtria pakistaneze ka bërë të ditur se të paktën shtatë militantë janë vrarë nga një shpërthim në kufirin afgan, në një prej rajoneve të largëta veriperëndimore të vendit.

Nasir Jarun, zëdhënës i ushtrisë, tha se luftimet filluan në distriktin Kitral, në kohën kur talebanët shënjuan një post paramilitar në kufi, me predha mortaje, nga provinca Kunar në Afganistan.

Zëdhënësi tha se ushtarët kishin luftuar prapa, duke vrarë shtatë militantë.

Pakistani pretendon se qindra talebanë janë arratisur në provincën Kunar në Afganistan pas operacionit ushtarak të vitit 2009, në rajonin Malakand në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›