Pakistan, sot shënohet 4 vjetori i vdekjes së Bhutos

Në Pakistan sot shënohet përvjetori i katërt i vdekjes së udhëheqësit të opozitës, Benazir Bhuto.
Liderja e opozitës u vra me 27 dhjetor në vitin 2007, gjatë një sulmi me armë dhe bombë pas garës së zgjedhjeve në qytetin Ravalpindi.
Burri i saj, presidenti i tanishëm i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ndodhet në vendlindjen e Bhutos, ku pritet t`u drejtohet qindra punonjësve të partisë “Njerëzit e Pakistanit”.
Në një deklaratë, Zardari ka thënë se mënyra më e mirë për ta nderuar Bhuton është të mbrohet dhe të ruhet demokracia dhe institucionet demokratike në vend”.