"Çmenden" shifrat e PBB, as rritje, as ulje
Shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë që publikohen veçmas nga INSTAT, veçmas nga Ministria e Financave dhe veçmas nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë filluar të mos kenë kurrfarë përputhjeje matematikore. Lajmi bëhet i ditur nga ballafaqimi i publikimeve të ndryshme zyrtare. Kështu, nëse shikon treguesit e rritjes ekonomike dhe PBB-në nominale në dokumentin e Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal, një vendim qeverie i muajit shtator që është publikuar në Fletoren Zyrtare, në vitin 2008, Shqipëria pati rritje ekonomike 8 për qind dhe PBB nominale prej 1,086 miliardë lekësh. Por nëse shikon dokumentin e Ministrisë së Financave me të njëjtin titull dhe të përditësuar në prill 2009, rritja ekonomike e vitit 2008 është 7.2 për qind ndërsa PBB nominale është 1,090 miliardë lekë. Shkurt, ballafaqimi i dy dokumenteve vë në pah se ndërsa rritja ekonomike reale e vitit 2008 u shtua nga 7.2 për qind në 8 për qind, PBB nominale u ul nga 1090 miliardë lekë në 1,086 miliardë. I njëjti fenomen duket se përsëritet edhe në shifrat e publikuara për Produktin e Brendshëm Bruto për vitin 2009. Ministria e Financave pati parashikuar rritje ekonomike 4.8 për qind dhe PBB nominale prej 1,174 miliardësh, por dokumenti i miratuar në qeveri, thotë se këtë vit ekonomia do të rritet me 5.8 për qind ndërsa PBB nominale do të jetë 1,176 miliardë. Ndërsa PBB reale është rritur me 1 për qind, PBB nominale është rritur me 0.17 për qind.
Si ndodhi
Propozimi i parë i Ministrisë së Financave ishte për rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 7.2 përqindësh për vitin e kaluar dhe 4.8 për qind për këtë vit. Parashikimet e Financave janë sakaq shumë herë më optimiste se sa parashikimet e FMN-së, por në gusht të këtij viti, pati një ndryshim jo pak të rëndësishëm. Shifra e vitit 2008 u rrit në 8 për qind, ndërsa ajo e vitit 2009 u rrit në 5.8 për qind, me ndërhyrje të vetë Kryeministrit Berisha. Një për qind ndryshim në PBB në vlerë financiare do të thotë rreth 90 milionë euro. Por kur shifrat e rritjes ekonomike reale u ndryshuan, dikush "harroi" ta pasqyrojë ndryshimin te shifrat e PBB-së nominale.
Ndryshimet nuk kanë thjesht pasojë te propaganda e qeverisë përballë publikut të gjerë, por edhe te të gjithë treguesit makroekonomikë, përfshirë programin e të ardhurave dhe deficitit buxhetor. Kështu, niveli i të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore në raport me PBB-në llogariten mbi bazën e PBB-së nominale. Për pasojë, ndërsa me një PBB më të lartë nga realiteti, programi i deficitit buxhetor duket më i vogël, niveli i të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit në raport me PBB-në duket gjithashtu më i vogël.
Propaganda e qeverisë gjatë viteve të fundit ka qenë bazuar gjithmonë te suksesi ekonomik i vërejtur te rritja e PBB-së, gjë që ka vënë në plan të dytë në ndërgjegjen e publikut shifrën totale të asaj.
Një tregues i parëndësishëm
Qeveritë e ndryshme gjatë dy dekadave të fundit e kanë pasur problem të madh të pranojnë ndonjë luhatje sado të vogël të parashikimit të rritjes ekonomike. Diçka e tillë nuk ka ndodhur as në kohë krizash të vogla a të mëdha, kur çdokush e ka të qartë se një krizë jep efekt. Kështu ndodhi në vitin 2002, kur vendi u përball me krizën e parë energjetike dhe shqiptarët vuajtën muaj të tërë kufizimesh në furnizimin me drita. Në atë kohë, parashikimi ishte për rritje ekonomike 7 për qind dhe ky parashikim nuk u prek nga asgjë. Vetëm shumë vite më vonë, kur ngjarjet e atij viti ishin harruar tërësisht, INSTAT publikoi vlerësimin final të rritjes ekonomike që në atë vit ishte vetëm 4.2 për qind. Por ndërsa qe e lehtë që të përcaktoje rritje ekonomike brenda planit, nuk ishte aq e lehtë të fshihje realitetin në nivelin e rritjes së të ardhurave buxhetore, të cilat pasqyrojnë në shkallë të gjerë ecurinë reale të ekonomisë. Si në krizën e vitit 2002, ashtu edhe këtë vit, pati të ardhura të pakta buxhetore dhe rritje të deficitit, shoqëruar me dobësi të monedhës kombëtare dhe inflacion.
Ndërkohë, parashikimi i qeverisë për rritjen e PBB-së është bërë aq i pabesueshëm, sa Banka e Shqipërisë ka filluar prej disa muajsh të përdorë në punën e saj të përditshme shifrat e PBB-së të nxjerra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. BSH llogarit nivelin e borxhit publik si dhe deficitin buxhetor, duke iu referuar jo më shifrave të qeverisë, por atyre të FMN-së.