Sinoptikanët: Do të kemi reshje, ulje të temperaturave
I ftohti i menjëhershëm që pushtoi jo vetëm vendin tonë por pothuajse të gjitha vendet e rajonit, do të përparojë edhe më shumë në javën e re. Sipas parashikimit të sinoptikanëve, edhe për shkak të presionit atmosferik të rrymave të ftohta, por edhe sepse kështu e ka "vaktin", dimri duket se ka ardhur shpejt e shpejt, pa i lënë shumë kohë vjeshtës, e cila sipas kronologjisë duhet të mbarojë në fund të muajit nëntor.
Nga veshjet e holla, menjëherë nxorëm xhupat dhe bluzat e trasha. Veshjet e vjeshtës nuk patën as kohën e duhur për t‘u nxjerrë nga gardëroba. Sakaq, sipas institutit të parashikimeve "Meteoalb" në horizont nuk ka mot të kthjellët e as përmirësim, rritje të temperaturave, të paktën deri ditën e martë.
Dje gjatë natës janë regjistruar shira me karakter lokal, ndërsa shira më të konsiderueshëm janë regjistruar në juglindje dhe lindje të vendit. Në kushtet e vranësirave dhe shirave afatshkurtër do të mbetemi deri paraditen e nesërme.
Gjatë ditës së premte dhe së shtunës, moti ka pasur alternime mes kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në të gjithë territorin. Dita e sotme parashikohet me shira në të gjithë vendin, ku reshje me intensitet të lartë do të bien gjatë pjesës së parë të ditës. Sakaq, pasditja dhe mbrëmja do të kenë shira afatshkurtër me karakter lokal. Natën e së dielës duke gdhirë e hëna, shira të dobët do të jenë prezent në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, reshje të izoluara dëbore në zonat malore veriore. Temperaturat do të rriten lehtë deri mesditën e së dielës. Rënia e temperaturave do të vijojë ditën e hënë dhe të martë deri në tre gradë celcius.
L.Mixha