E Diel, 1 Nëntor 2026

Formulari A3, shpërndarja do të nisë më 21 tetor

Shpërndarja e formularit A3 do të nisë në datën 21 tetor. Kandidatët për student do të drejtohen pranë gjimnazeve apo zyrave të drejtorive rajonale për të marrë formularin dhe për ta plotësuar atë. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, të bërë publik pak ditë më parë, formulari A3 do të shpërndahet në DAR/ZA në datë 21 tetor 2009. Pasi ta plotësojnë, kandidatët duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më 26 tetor.

Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë, sipas programeve të studimit përkatës, të renditur, sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara. Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si dhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›