Takimi i G8-ës bëhet në qytetin e tërmetit
Kabineti i Ministrave të Italisë ka mbështetur planet e Kryeministrit Silvio Berluskoni për ta zhvilluar samitin e sivjetshëm të G8-ës në qytetin L‘Akulia, i goditur rëndë prej një tërmeti pak ditë më parë. Samiti, i cili do të zhvillohet nga 8 deri më 10 korrik të këtij viti, qe parashikuar të mbahej në ishullin e Sardenjës. Tërmeti i 6 prillit tronditi rëndë qytetin L‘Akuila dhe zonat përreth duke shkaktuar 195 viktima dhe duke lënë të paktën 50 mijë të tjerë pa strehë.