E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, vriten 700 militantë



Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik ka bërë të ditur se nga ofensiva kryesore ushtarake në veriperëndim të këtij vendi, gjatë katër ditëve të kaluara, janë vrarë afro 700 militantë. Dy ditë më parë, pezullimi i ofensivës, ka lejuar që dhjetëra mijëra civilë të largohen nga Lugina Suat dhe të kërkojnë hapësira më të sigurta. Kombet e Bashkuara thanë dje se 360 mijë njerëz të zhvendosur janë regjistruar në kampe dhe qendra prej datës 2 maj, kur janë larguar nga Lugina Suat. Ushtria e Pakistanit ka filluar një ofensivë të shkallës së gjerë në këtë hapësirë, pasi talibanët ishin përpjekur për të imponuar kontrolin e tyre në këtë territor. Vetëm ditën e diel u vranë 500 militantë. Të enjten, ushtria e Pakistanit filloi një ofenzivë kundër talibanëve, në përpjekje për t’i vënë nën kontroll zonat për rreth pas një marrëveshje kontraverze paqësore në luginën Sëat.

12 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›