Pakistanezët përdhunojnë 13- vjetarin shqiptar
Athinë
GREQI- Emigrantët pakistanezë kanë përdhunuar dhe rrahur një fëmijë 13- vjeçar nga Shqipëria ditën e djeshme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin grek, Athinë, pak përpara se të ndodhte një përleshje mes emigrantëve aziatikë dhe atyre afrikanë ku humbi jetën një person dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë. Mediat greke, të cilat kanë publikuar lajmin, nuk kanë bërë të ditur emrin e 13- vjeçarit shqiptar që është përdhunuar. Ai është gjetur i rrahur dhe dhunuar në një prej rrugëve të Athinës dhe më pas është dërguar në polici ku ka bërë denoncimin përkatës.