Utopisti që deshi ta harronte Babelin

Sigurisht se, duke u nisur nga atje lart, do të ketë qenë më e lehtë. Për çdo rast, meriton të nderohet: esperanto ka arritur më larg se çdo gjuhë tjetër. Bukur përtej shëtisë sonë modeste, dy asteroide të vogla që rrotullohen mos orbitave të Marsit dhe Jupiterit jan pagëzuar me emrin e kësaj gjuhe dhe shpikësit të saj, në vitet 1936 dhe 1938. Përndryshe nuk mund të fshihet fakti se nga atje lart prej nga është nisur esperanto, do të thotë nga maja e kullës së Babelit, rruga ishte më e shkurtër se nga çfarëdo skaji tjetër i tokës sonë konfuze dhe poliglote.
Për Ludwik Zamenhof, në të vërtetë, miti biblik i arrogancës njerëzore që ka si ndëshkim ngatërrimin e gjuhëve, është armiku që duhet luftuar, paragjykimi që duhet zhdukur. Zamenhof e dinte mirë se prej se bota është botë njerëzit flasin gjuhë të ndryshme dhe se idioma universale është një ëndërr dhe jo një kthim në origjinë, një utopi dhe jo një lëshim në gjendjen natyrore të gjërave. E kështu, kreatura e ndërtuar nga ai copë për cope, bart një emër që është i tëri program: Esperanto, në esperanto do të thotë njeri që shpreson. Kjo gjuhë është lindur saktësisht më 26 korrik 1887, në Varshavë.
Ati i saj është Ludwik Zamenhof, një oftalmolog polak hebre me kulturë shumë të gjerë dhe me po aq kureshti intelektuale. Zamenhof ishte poliglot fliste gjermanishten, rusishten, polonishten, jidishten dhe i njihte mirë gjuhët klasike. Praktikonte një formë humanizmi bukur personale, të cilën e quante hillelismo, nga emri i një mësuesi antik të traditës hebraike: nuk ishte kundër monoteizmit mjaft që të ishte kozmopolite. Dhe kishte ndarë mendjen se pluraliteti i gjuhëve e kufizonte zotësinë e komunikimit të njerëzimit.
Esperanto ndërtohet mbi tri presupozime: duhet të jetë e lehtë të mesohet, por edhe të përdoret në mënyrë të vazhdueshme. Zamenhof është afër shumë pasurive gjuhësore, studion gramatikat, gjen zgjidhje racionale, të menjëhershme, të bashkëndashme. Esperanton mund ta mësojnë të gjithë, ngase askush nuk ndihet krejtësisht i huaj ndaj saj, cilado qoftë gjuha e tij amtare. E këtu vijmë te pika e tretë e kësaj shpikjeje të jashtëzakonshme: të bindet bota se ajo është jo vetëm e dobishme, por edhe e domosdoshme.
Kjo histori magjepsëse tash na rrëfehet me zërin në esperanto e nipit Louis Christophe Zaleski-Zamenhof, lindur në Varshavë më 1925, në një bisedë të gjatë me Roman Dobrzynski. Edhe Roman-i ka shumë gjëra për të treguar, mbi luftën, geton e Varshavës, shfarosjen, rezistencën, jetën e vet aventurore. Është një familje e mahnitshme, e tija. Ama gjithçka sillet rreth gjyshit dhe gjuhës së tij. Nëse dy prepozitat e para realizohen në një korpus logjik dhe transparent nga gramatika e thjeshtë, pothuajse gjeometrike, objektivi i përhapjes së kësaj gjuhe qëndron ende pezull. Pa i tarashkatur asteroidet atje lart, nuk mund të mohohet se esperanto është akoma bukur larg ta arrijë qëllimin. Është e vërtetë se ashtu si në hapësirën ndëryjore, ajo gjendet mirë megjithatë në atë të rrjetit: më shumë se pesëdhjetë milionë sajte e përmendin. E të shumtë janë tashmë të pasionuarit, shoqatat, rastet e takimit në lidhje me këtë gjuhë, për ithtarët e saj të shpërndarë në të katër anët e botës. Po esperanto është gjithçka veçse një gjuhë e përbashkët. Hajt provoni të udhëtoni me këtë valixhe komunikimi: vështirë të mendohet se do të arrini larg (përjashtuar asteroidet).
Zamenhof ishte një mendje brilante, bile gjeniale. Po ndoshta me këmbët pak për toke, e sigurisht jo i pajisur me frymëzim të madh profetik. Esperanto mbetet, si të themi, një vjegë. Është një gjuhë që mund të entuziazmojë, argëtojë, zgjojë interesim, por të cilës i duhet ende të krijojë një normalitet të vetin, si instrument të aftë për të ulur dhe thyer barrierat. Të mendojë se këto barriera nuk mungojnë. Më shumë se kurrë në këtë të tashme ku pluralizmi gjuhësor bëhet nganjëherë një prestigj që vështirë durohet. Mes dialektesh në ngritje dhe përleshjesh mes qytetërimeve, në këtë epokë të komunikimit global jo rrallë ndodh të humbë diçka rrugës. E atëherë, ndoshta, duke e përvetësuar ambicien e pambërrijtshme për tu bërë një gjuhë me përdorim të gjerë, universale e mbase edhe krejtësisht unike, esperanto do të mund të shërbente herë pas here si një indigo. Një lloj paralajmërimi për atë që do të donte ta shumëfishonte edhe më këtë konfuzion të gjuhëve lindur nga hiri i kullës së Babelit. Një nga ato urat e fatit, pra, që montohen sipas nevojës kur distanca duket e pakalueshme. Pa pasur nevojë të djersitemi nga (sado e thjeshtë) gramatika e saj, të dimë se esperanto ekziston dhe shkurt të kemi një qartësi të këndshme, ose nëse jo më tepër, një shpresë buzëqeshjeje.