E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet aeroplani me 14 pasagjerë në Nepal

Kathmandu, 24 gusht – Aeroplani, në të cilin ishin 14 persona, prej të cilëve 6 të huaj, është rrëzuar sot në Nepal.

Ekziston frika se të gjithë pasagjerët kanë vdekur, ka deklaruar një zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Kathmandu, transmetojn AP.

Ai shtoi se në mesin e pasagjerëve ishin 6 të huaj: 4 amerikanë, një japonez dhe akoma nuk dihet shtetësia e të huajit të gjashtë. Shkaqet e aksidentit akoma nuk janë të njohur.

Turistët po shkonin në Luklu, rreth 140 km në verilindje të Kathmandusë. Pistat e aterimit në aeroportin e Luklus janë prej më të vështirave në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›