E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së paku 40 të vdekur në luftimet në Somali

Mogadishu, 24 gusht - Së paku 40 somalezë raportohet se janë vrarë në luftimet ndërmjet kryengritësve islamikë dhe trupave qeveritare të mbështetura nga forcat e Unionit Afrikan në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Luftimet vijnë dy ditë pas vrasjes të paktën 40 civilëve dhe plagosjes së mbi 130 të tjerëve në kryeqytetin somalez, Mogadishu, ka deklaruar për AP, Ali Muse, kreu i shërbimit të ambulancës në Mogadishu.

Luftimet filluan dje, pak pasi që zëdhënësi i grupit më të rrezikshëm militant somalez deklaroi “luftën masive” kundër atyre që i quajti “pushtues”, duke iu referuar 6 000 trupave të Unionin Afrikan, që mbrojnë dhe mbështesin qeverinë e dobët të Somalisë.

Somalia nuk ka qeveri qendrore që nga viti 1991.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›