Francë, sot riatdhesohen 139 emigrantë të tjerë romë
Ministri francez i Emigracionit, Erik Beson, deklaroi se do të ketë 160 riatdhesime të tjera më 26 gusht dhe se nga fundi i muajit do të numërohen rreth 850 romë të cilët që prej fillimit të vitit 2011 do të jenë riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës.
Në bazë të formulës së largimit vullnetar, romët marrin një ndihmë shtetërore prej 300 eurosh për të rriturit dhe 100 euro për fëmijët. Kjo lëvizje është kundërshtuar me forcë nga grupet e të drejtave të njeriut, të cilët akuzojnë Presidentin Sarkozi se synon të fitojë mbështetjen e elektoratit të djathtë.
Kritika të ashpra kanë ardhur sot edhe nga ana e Rumanisë. Për ministrin rumun të Punëve Sociale, Valentin Mocanu, “dëbimet i japin një imazh të keq Francës janë në kundërshtim me traditën franceze për të drejtat e njeriut”. Gjithashtu edhe shtypi rumun i gjykoi sot dëbimet si “hipokrite”, “jo efikase” dhe “të destinuara për të rritur prestigjin e presidentit Sarkozi nëpër sondazhe”.