Zgjedhjet në Australi, betejë laburistë-konservatorë
Fushata elektorale është karakterizuar nga akuza të ndërsjellta të cilat janë përqëndruar kryesisht në fushat e ekonomisë, klimës dhe mbrojtjes së kufijve. Gjithashtu më i ashpër debati i pragzgjedhjeve ka qenë në shtetet ku diferenca ndërmjet dy partive është tepër e vogël dhe ku me sistemin maxhoritar, edhe votat e atyre pak të pavendosurve janë vendimtare.
Sondazhet e fundit konfirmojnë parashikimet e një rezultati tepër të ngushtë, më i ngushti në këto 50 vitet e fundit, ndërmjet qeverisë laburiste, që ka një shumicë me 16 vende në dhomën me 150 vende dhe opozitës së drejtuar nga ultrakonservatori Toni Abot. Hapet kështu perspektiva që, siç ndodhi në Britaninë e Madhe, për herë të parë asnjë nga dy partitë mund të mos arrijë të marrë shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë të Gjelbrit, ndjeshëm të përforcuar nga pakënaqësia e votuesve për partitë e mëdha dhe mbi të gjitha për sa i përket çështjeve të mjedisit, duken të sigurt se do të kalojnë nga 5 në 7 senatorë dhe mund të marrin një rol vendimtar në Dhomën e lartë, që zgjidhet me proporcionalen që favorizon partitë e vogla. Kryeministrja Gillard e ka përqendruar fushatën e saj në çështjet ekonomike, duke prekur programin e fortë stimulues ekonomik që e mbrojti Australinë nga kriza globale dhe që e mbajti të lartë nivelin e tregut të punës.