Arrestime policësh serbë dhe qytetarësh shqiptarë në Serbi

Beograd, 20 gusht - Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha të premten se janë arrestuar disa policë, lidhur me dyshime se janë të përzier në dhënien e dokumenteve personale për shqiptarë, të cilët kanë paraqitur vendbanime të rrejshme.
Ai tha se po zhvillohen hetime dhe se janë arrestuar edhe shqiptarët e dyshuar për paraqitje të rrejshme të adresave.
Përfaqësues të disa organizatave në Prokuple kanë thënë se është paraqitur aktakuzë penale ndaj personave, të cilët kanë mundësuar që 51 qytetarë shqiptarë nga Prishtina dhe Podujeva të regjistrohen si banorë të gjashtë fshatrave të komunës Meroshina në Serbi, për të përfituar pasaporta biometrike të Serbisë, qytetarët e së cilës tani mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së.
Sipas Daçiqit, këto raste kanë ndodhur “edhe në viset e tjera të Serbisë, e jo vetëm në Meroshinë”.
Ata kanë thënë se për këto shërbime “ka pasur pagesa të mira”.
Ministri Daçiq ka theksuar se policia po zhvillon “kontrollime rigoroze” prej fillimit të vitit, prej se qytetarët e Serbisë më nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.