"Grupe kryesore mafioze mbeten në gjendje të lirë
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas OSBE-së, nuk ka nxjerrë fituese qeverinë shqiptare, Në raportin e mbajtur dje në Këshillin e Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadori Robert Bosh thekson se niveli i arrestimit të zyrtarëve të korruptuar është në nivelin e "mesëm", ndërsa në kuadrin e luftës ndaj krimit të organizuar, sipas OSBE-së, ende shëtisin të lirë disa nga krerët e bandave më të fuqishme. OSBE-ja, e cila në përgatitjen e raportit është mbështetur kryesisht në raportimet e mbledhura nga stafi i saj, apo edhe nga raporte të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare thekson se, "në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, qershori 2008 pa publikimin e një raporti kritik nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, ku thuhej se është shënuar progres i pakët në identifikimin e viktimave të trafikimit dhe se ka pasur mungesë ose rënie të ndjekjes penale të trafikantëve. Në luftën kundër korrupsionit, megjithëse viti i fundit pa një numër zyrtarësh të nivelit të mesëm të cilët u ndoqën penalisht, zyrtarë të lartë publikë dhe grupe kryesore të krimit të organizuar mbeten ende ‘në gjendje të lirë‘. Megjithëkëtë, në shtator 2008, Treguesi më i fundit i Perceptimeve të Korrupsionit i ‘Transparency International‘ shënoi përmirësime të ndjeshme krahasuar me raportin e vitit 2007".
Administrata
Duke e konsideruar administratën si një pjesë të rëndësishme të shtetit të së drejtës në vend, OSBE-ja thekson në raportin e saj vjetor se ka një trajtim politik të nëpunësve publikë dhe kjo vihet re kryesisht në Policinë e Shtetit. Sipas raportit të OSBE-së: "Sa i përket çështjeve të përgjithshme të rendit, përfshirë Policinë e Shtetit, arritja më e madhe e qeverisë ka qenë miratimi i ligjit të ri për Policinë e Shtetit. Synimi kryesor i
ligjit të ri është ndarja e përgjegjësive politike nga ato operative. Megjithatë, ka pasur shumë raste, sidomos në fushën e emërimeve dhe largimeve, ku vendimet janë marrë
nga instanca të larta politike". Ndërkaq ka qenë shqetësim për misionin e OSBE-së në Tiranë largimi i asaj armate të nëpunësve publikë, të cilët janë trajnuar nga komuniteti ndërkombëtar në bazë të fondeve të konsiderueshme. Në raportin vjetor të OSBE-së theksohet se "në administratën publike, viti i fundit pa përsëri një rotacion të konsiderueshëm në organikë, duke vazhduar të mbetet problem niveli i përkatësisë partiake, i përdorur në procesin e rekrutimit. Megjithëse një numër i madh i të larguarve janë ankuar me sukses pranë Komisionit të Shërbimit Civil dhe më pas i kanë fituar çështjet e tyre në Gjykatën e Apelit, vetëm një numër i vogël rastesh njihen ku individët janë kthyer në vendet e tyre të mëparshme të punës. Në radhët e policisë, megjithëse shumë prej largimeve mund të kenë qenë të justifikuara, disa nga procedurat e përdorura për largimin e tyre janë parë si jotransparente. Për më tepër, bashkësia kombëtare ka vërejtur se si shuma të mëdha të parave të donatorëve janë shpenzuar për të trajnuar shumë zyrtarë të policisë, vetëm për të parë më pas se si këta persona janë larguar dhe zëvendësuar nga njerëz të rinj, të cilët më pas duhet të trajnohen nga e para".
Moskthimi
"Ngërçi me pronat ka frenuar investitorët e huaj"
Si gjithnjë për komunitetin ndërkombëtar, zgjidhja e çështjes së pronave në Shqipëri është një nga kushtet themeltare që i kanë vënë qeverisë shqiptare. Në këtë dokument theksohet se "çështjet e pazgjidhura të pronës kanë penguar përpjekjet për të zhvilluar një treg trojesh funksional dhe kanë frenuar investitorët e huaj. Boshllëqet në skemën ligjore, që rregullon procesin e regjistrimit të parë të pronës, kanë penguar një qasje strategjike për të rregulluar statusin e pronave në Kodin Civil, në mënyrë që Sistemi i Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme (SRPP) të mund të lëshojë tituj pronësie të garantuar. Në lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit, mund të bëhet më shumë për të rritur transparencën dhe për të përshpejtuar më tej procesin. Duhet kryer një vlerësim i kërkesave në pritje, të paraqitura pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) dhe
procedurat zbatuese duhen përmirësuar për të rritur efikasitetin. Duhet ndërmarrë edhe një vlerësim mbi aftësinë e shtetit për të kompensuar ish-pronarët me të holla, pasi si ish-pronarët, ashtu edhe qeveria e kuptojnë se shteti nuk zotëron fonde të
mjaftueshme për të kompensuar 100% të Vlerës së Drejtë të Tregut të sotëm si kompensim për shpronësimet.
Mediat
Në lidhje me reformën në sektorin e mediave, në korrik 2008, Kuvendi inicioi një projektligj për transmetimet radiotelevizive, i cili synon të unifikojë ligjet ekzistuese, atë për Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat dhe ligjin për Transmetimet
Numerike. Gjithsesi, garancitë që projektligji ofron për pavarësinë e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT) dhe të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) duken të pamjaftueshme dhe ka ende një mungesë përparimi në hartimin e një strategjie dixhitale të konsultuar gjerë. Kjo situatë bie në kundërshti me Planin e Veprimit të adaptuar në vitin 2007 me Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës (KE), i cili parashikon miratimin e një ligji të ri për transmetimet përmes një procesi transparent. KKRT-ja vazhdon të kritikohet për vendimet e saj të dukshme jotransparente të licencimit dhe për mungesën e perceptuar të pavarësisë së saj nga qeveria - një kritikë e cila i drejtohet edhe RTSH-së.