Dënimi që mban ende në burg Aldo Baren
05/10/2011 Pas rrëzimit të “të përjetshmit”, drejtësia durrsake mban pas hekurave Alfred Shkurtin
Avokati dhe Prokuroria i drejtohen Gjykatës së Lartë për “të përjetshmin”
Elton Qyno
TIRANE- Shtatë vitet e burgut, që Gjykata e Apelit Durrës i ka dhënë Aldo Bares, për akuzën e falsifikimit të dokumentacionit, janë edhe arsyeja që po mban në qeli drejtuesin e Bandës së Lushnjës Aldo Bare. Prej dy ditësh i forti i Lushnjës është “zhveshur” nga dënimi me burgim të përjetshëm dhe se sipas pretendimit të mbrojtjes ai duhet të lirohej. Për këtë avokati Vladimir Meçi është duke pritur zbardhjen e vendimit të Apelit dhe se më pas do i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë ku do i kërkojë kësaj të fundit pushimin e çështjes dhe lirimin e menjëhershëm të Aldo Bares. Mirëpo Prokuroria pretendon se Aldo Bare, mban mbi shpatulla dhe një dënim të dytë me 7 vjet burg, dënim ky që e ka marrë pikërisht për falsifikimin e dokumenteve të ndryshimit të emrit nga Alfred Shkurti në Aldo Bare si dhe të disa dokumenteve të tjera. Jashtë fushë-betejës procedurale, besohet se s’do qëndrojë dhe Prokuroria, burime pranë së cilës thanë se edhe ata do i drejtohen Gjykatës së Lartë, me kërkesën për lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ku i pandehuri Aldo Bare është dënuar me burgim të përjetshëm. Për sa i përket vendimit të Apelit për rigjykimin e dosjes së Bares për gabime procedurale, burime pranë Prokurorisë thonë jo zyrtarisht se tre janë shkaqet kryesore që besohet se kanë ndikuar në rikthimin e dosjes në gjykatë. I pari bën fjalë lidhur me pretendimet e ngritura nga mbrojtja mbi mosrespektimin e procedurës ligjore për marrjen e dëshmisë së shtetasit Gramoz Selmanit. Dëshmitari kyç në çështjen e Aldo Bares është pyetur në ambientet e ambasadës shqiptare në Athinë, vetëm nga përfaqësues të policisë, pa praninë e një prokurori, gjykatësi apo një përfaqësues i palës mbrojtëse. Të gjitha këta pretendime janë ngritur nga avokati mbrojtës i Bares, ndërsa gjatë gjykimit gjykata i ka quajtur si të ligjshme këto veprime. Ndërkohë që pika e dytë mund të jetë kërkesa e Aldo Bares, për gjykim të shkurtuar, bërë nga avokati i tij, e cila sipas burimeve s’ka marrë përgjigje asnjëherë edhe pse është gjetur në fashikullin e gjykimit. Ndërsa rasti i tretë që mendohet se ka ndikuar për rigjykimin e çështjes së Aldo Bares, është kur avokati Vladimir Meçi ka paraqitur para gjykatës një raport mjeko-ligjor. Ky rast sipas akuzës shënohet 3 muaj pas ekstradimit të Aldo Bares nga Turqia dhe se në këtë kohë Meçi ka paraqitur raport, duke kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore. Mësohet se në këtë rast Prokuroria është shprehur dakord me kërkesën e paraqitur nga mbrojtja, por më tej gjykata ka vijuar seancën gjyqësore në vend që ta shtynte atë. Momentalisht shqetësimi më i madh i Prokurorisë është risjellja dhe një herë tjetër para gjykatës të 120 dëshmitarëve, që kanë dëshmuar mbi krimet e Bandës së Lushnjës.
Dritëhijet e “të përjetshmit”
Dy ditë më parë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi rikthimin e çështjes së drejtuesit të Bandës së Lushnjës Aldo Bare për rigjykim. Në seancë trupi gjykues vetëm sa ka lexuar vendimin e shkurtimit, ndërkohë që argumentet për rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm pritet t’i paraqesë me shkrim në ditët në vazhdim. Aldo Bare në fakt përgjatë procesit në ngarkim të tij i është drejtuar nëpërmjet avokatit të tij Vladimir Meçi disa herë gjykatës për pafajësinë e tij, por në të gjitha rastet kërkesat janë rrëzuar. Ndërsa lidhur me afatet e paraburgimit në gjykatë është pretenduar se nga arrestimi i Bares në Ankara në vitin 2006 dhe derisa u ekstradua në Shqipëri në 2009, koha e mbajtjes në paraburgim kishte skaduar e për këtë i pandehuri duhej të lirohej. Tashmë drejtësia duhet të presë për shkak të procedurave, ose çështja do rrijë pezull derisa të kalojë koha e rekursit dhe më tej të nisë rishqyrtimi gjyqësor sërish në shkallën e parë.