Prifti, videoja e re me njeriun e Berishës: Pazare skrapi me rusët

Familja Berisha dhe familja Balliu
Lindita Çela
Në një koment të postuar online, në përgjigje të lexuesve të Shekullit që kanë komentuar lajmin se pas disa ditësh do bëhet publike një tjetër video, në qendër të së cilës është një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit, ish-Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka shkruar se video është dorëzuar në prokurori dhe ai pret që ajo të reagojë. Në rast të kundërt, video do bëhet publike.
Video është çuar si denoncim në Prokurorinë e Tiranës. Të shohim çdo bëjnë prokurorët. N.q.s ata nuk bëjnë gjë, atëherë do ta bëj publike, që të kenë presionin e popullit dhe opinionit publik. Unë sdua të bëj estradë dhe komedi, dua rezultate. Videon e kam çuar në Prokurori. Ata të veprojnë u shpreh dje Prifti.
***
Prifti ka konfirmuar ndërkohë edhe disa hollësi mbi këtë video të tretë të dhëna dje nga deputeti socialist Erjon Braçe. Ky i fundit, duke komentuar lajmin e djeshëm në Shekulli mbi përmbajtjen e videos së re, është shprehur se kjo video e trete e disponuar nga ish ministri i ekonomisë do te zbardhe nje tjeter aferë korrupsioni.
Braçe ka dhënë hollësi plus lidhur me përmbajtjen e videos që me sa duket ëhstë regjistruar gjithashtu në zyrën e ish-ministrit mes këtij të fundit dhe z.Fahri Balliu.
Bëhet fjalë për skrap, tentuar për tju shitur me kontratë një kompanie ruse! Ndërmjetës është njeriu i afërt me Sali Berishën dhe përmbarues i punëve të Ilir Metes! Ka aty plot për të gjithë, edhe për mua, Ilirin dhe ty” – i thotë njeriu i Berishës ish-ministrit Prifti. Është i njëjti sipërmarrës që ndërtoi barrakën e Gërdecit! Prokuroria nuk mund ta falë sërish! tha Braçe lidhur me përmbajtjen e videos
***
Lajmet mbi të paktën dy video të tjera nisi të përhapej dy ditë më parë pas përfundimit në Gjykatën e Lartë, të seancës Meta. Disa orë pas gjyqit në adresat e drejtuesve dhe redaktorëve të mediave ka mbërritur një lajm mbi një video ku shfaqet Dritan Prifti me një biznesmen. Lajmi jepte edhe disa hollësi mbi profilin e biznesmenit në fjalë, pa përmendur emrin e tij, por duke shtuar se në ditë në vazhdim, do botoheshin detaje nga kjo video. I pyetur në mbrëmje nga Shekulli rreth këtij lajmi, ish-ministri dhe deputeti Prifti e quajti atë një presion, por pranoi se ka video të filmuara nga një kamerë e orës së murit në ish-zyrën e tij. Sipas z.Prifti, njëra nga videot ka si protagonist një njeri shumë të afërt me kryeministrin Berisha. Ajo është një video me z.Fahri Balliu tha Prifti për Shekullin pas seancës në Gjykatë.
***
Gjykata ka vendosur që një grup ekspertësh të rianalizojnë videon Meta-Prifti dhe disa video të tjera që mund të gjenden në laptopin dhe orën e murit të zyrës, të cilat Prifti i ka dorëzuar si prova në Prokurori. Në këtë etapë të procesit ka patur shumë rezerva nga Prokuroria, sidomos për hedhjen poshtë të ekspertizës ndërkombëtare për videon Meta (e cila e nxirrte atë autentike dhe pa probleme) si dhe për ekspertimin e videove të tjera, të cilat nuk janë bërë publike. Prokuroria ka shfaqur rezerva edhe ndaj tre ekspertëve të përzgjedhur për ekspertim, pasi ata nuk kanë asnjë eksperiencë të lidhur me këtë punë. Një prokuror do shoqërojë gjithsesi ekspertimin e videove për të mos lënë mundësin që ato të kopjohen ose keqpërdoren.
Prifti: Do publikoj një video me Fahri Balliun
Pak orë pas përfundimit dje në Gjykatën e Lartë, të seancës Meta në adresat e drejtuesve dhe redaktorëve të mediave ka mbërritur një lajm mbi një video të regjistruar nga një kamerë e vendosur në orën e murit të zyrës së ish-ministrit Prifti. Sipas këtij e-maili të botuar mbrëmë edhe në disa gazeta online, të cilat ia atribuonin burimin e lajmit Gjykatës së Lartë, ekziston një video tjetër ku shfaqet Dritan Prifti me një biznesmen, pronar televizionesh. Lajmi jepte edhe disa hollësi mbi profilin e biznesmenit në fjalë, pa përmendur emrin e tij, por duke shtuar se në ditë në vazhdim, do botoheshin detaje nga kjo video.
I pyetur dje në mbrëmje rreth këtij lajmi, ish-ministri dhe deputeti Prifti e quajti atë një presion në valën e presioneve të shumta që i janë bërë gjatë kohës së gjyqit, por pranoi se ka video të filmuara nga një kamerë e orës së murit në ish-zyrën e tij. Sipas z.Prifti, kjo video ka si protagonist një njeri shumë të afërt me kryeministrin Berisha. Ajo është një video me z.Fahri Balliu. Nëse dëshironi mund ta publikoj brenda tri ditëve tha Prifti mbrëmë në telefonatën me Shekullin.
Ekspertët, 30 ditë kohë për videon Prifti-Meta

Video-përgjimi Meta-Prifti
Flamur Vezaj
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi dje ti japë 30 ditë kohë ekspertëve audio-vizivë për të verifikuar vërtetësinë e video-përgjimit Meta Prifti. Seanca e djeshme e procesit me të pandehur kryetarin e të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u karakterizua nga debate të shumta mes prokurorisë dhe gjykatës në lidhje me miratimin apo jo të tre ekspertëve shqiptarë. Prokuroria kundërshtoi ekspertët si të paaftë ndërsa gjykata i miratoi me argumentin më të mirë nuk kemi ku të gjejmë.
Për pesëshen gjykuese të këtij kolegji të kryesuar nga gjyqtari Ardian Dvorani, nuk ka qenë e lehtë edhe këtë radhë vendimmarrja, siç nuk ishte për mënyrën dhe radhën e marrjes së provave. Mes pesë gjyqtarëve, në dhomën e këshillimit kishte debate për kërkesat e prokurorisë, mes të cilave mungesa e profesionalizmit të tre ekspertëve të caktuar në seancën e kaluar si dhe për kryerjen e ekspertimit të vetëm USB-së së dorëzuar nga deputeti Dritan Prifti. Disa nga pesë gjyqtarët pranuan këto kërkesa të prokurorisë, por, që hasën në kundërshtim të kolegëve të tyre, të cilët me shumicë votash vendosen të rrëzojnë kërkesat e prokurorisë,- thuhet nga burimet e rezervuara të Gjykatës së Lartë.
Ndërkohë, nga ana tjetër ishin avokatët mbrojtës, të cilët kërkuan që përveç se të pranoheshin tre ekspertët për të ekzaminuar videon Prifti Meta, edhe që ekspertimit ti nënshtrohet edhe ora me të cilën është bërë regjistrimi dhe kompjuteri ku ndodhej videoja. Por, këto pretendime të mbrojtjes u kundërshtuan nga prokurori i çështjes, i cili kërkoj që vetëm USB-ja ti nënshtrohet ekspertimit. Sipas prokurorit, në orën-regjistrues dhe në kompjuter ka materiale të tjera, të cilat nuk bëjnë pjesë në këtë shqyrtim gjyqësor dhe janë sekret hetimor.
Pas disa debateve mes prokurorit, avokatëve dhe gjykatësve, këta të fundit vendosen të pranojnë kërkesën e avokatëve, për të ekzaminuar të USB-në, orën dhe kompjuterin e deputetit Prifti. Ndërkohë, në dhomën e këshillimit ky vendim u kontestua, por, nuk u mor parasysh pasi edhe ky vendim u mor me shumicë votash. Gjithashtu, gjatë seancës së djeshme gjyqësore, ajo që shkaktoi më shumë debat ishte edhe aspekti profesional i tre ekspertëve të caktuar nga Gjykata e Lartë në seancën e fundit.
Sipas prokurorisë, ekspertët Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqirin nuk kanë kualifikimin e duhur për këtë ekspertim, pasi sipas akuzës, i mungo