“Pakti”, ku po gabojnë Rama dhe Meta në dëm të opozitës
Flet profesor Servet Pëllumbi për zhvillimet brenda PS-së dhe së majtës. Mitingu i dy ditëve më parë i partive opozitare ishte disi i pakuptimtë
Gara për të marrë lokomotivën, kushtet dhe kërkesat e liderëve të së majtës vazhdojnë ta mbajnë ende të përçarë opozitën, megjithëse kanë mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky është konstatimi i profesor Servet Pëllumbit, një prej figurave më aktive brenda PS-së dhe së majtës deri para pak muajsh; një prej ideatorëve dhe mbështetësve të unitetit brenda saj që nga fillimet e pluralizmit. I tërhequr tashmë nga vija e parë e frontit, ai vëzhgon me kujdes problemet e vazhdueshme që kanë shoqëruar partitë opozitare në këto tre vjet. Pëllumbi tregohet kritik për taktikat e përdorura nga liderët e së majtës; është skeptik për modelin e një "PS-je përtej së majtës dhe të djathtës"; si dhe pak entuziast për zhvillimet më të fundit brenda kampit opozitar; takimin e liderëve dhe mitingun e zhvilluar dy ditë më parë në kryeqytet. Sipas tij, krerët e partive iu drejtuan të pranishmëve thjesht si qytetarë, kur ata kërkonin të tjera mesazhe". Por, vlerëson gatishmërinë për dialog të Edi Ramës me maxhorancën. Duket se profesor Pëllumbi vazhdon t’i qëndrojë ideve të tij, të artikuluara në një “pakt” prej katër pikash disa muaj më parë, ku sintetizohen hapat dhe strategjitë e opozitës në prag të zgjedhjeve të vitit 2009. Në pritje të një reagimi nga lojtarët e së majtës, ai është i gatshëm të mirëpresë edhe mendimet e vetë fansave socialistë dhe majtistë në këtë moment. Në intervistën ekskluzive dhënë për gazetën, ish-kryetari i Parlamentit, por edhe profesori i zellshëm dhe aktiv në fushën e studimeve social-politike, shtjellon edhe çështjet e tranzicionit politik, sistemit zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese. Duke e konsideruar këtë fazë në të cilën ndodhet realiteti politik shqiptar, si “pluralizmi i dytë”, ai tregohet emancipues për shumë çështje të shtruara në filozofinë dhe veprimin brenda së majtës, ashtu siç nuk nxitohet për disa ide të hedhura në tregun politik, duke preferuar të mbetet më mirë një socialdemokrat “besnik”.
Profesor, ka një ide sikur ka mbaruar tranzicioni i gjatë demokratik, i nisur që në vitin 1991. Shumë politikanë apo intelektualë të tjerë janë të mendimit që ai vazhdon sërish. A mendoni se Shqipëria realisht e ka përfunduar fazën e tranzicionit? Nëse jo, kur mbyllet kjo periudhë sfilitëse për shqiptarët?
Konfuzioni për të cilin bëni fjalë në pyetjen tuaj rrjedh ngaqë njerëz të ndryshëm fusin një përmbajtje të ndryshme në vetë konceptin “tranzicion”. Në të vërtetë ai ka një kuptim mjaft të përcaktuar dhe, në çdo rast, nënkupton; së pari, një etapë evolucioni, një proces kalimi nga një gjendje cilësore në një tjetër (jo doemos më të lartë); dhe, së dyti, një gjendje ndryshimesh kalimtare, apo periudhash ndërmjetëse që dallohen për nga niveli i pjekurisë dhe qëndrueshmërisë së tyre. Në këtë vështrim unë kam mbrojtur dhe mbroj tezën se tranzicioni te ne, sidomos në kuptimin politik të tij, ka përfunduar.
Këtë e lidh me kalimin, tashmë të realizuar, nga sistemi socialist në atë kapitalist, nga ekonomia e komanduar, në ekonominë e tregut, nga sistemi diktatorial një partiak në demokracinë pluraliste dhe në një sistem qeverisjeje që ngrihet mbi bazën e votës popullore. Këtë lipset ta shohim si një hop cilësor më vete. Kjo është e rëndësishme nga pikëpamja teorike, por për më tepër nga një aspekt praktik e utilitar për të injektuar pak optimizëm te njerëzit të cilëve nga politika u thuhet se tuneli i errët tranzicion është tepër i gjatë dhe se fundi i tij u varka nga humbja e një grupimi dhe fitorja e një grupimi tjetër në zgjedhjet e radhës. E kështu pa fund! Në këtë vështrim më duket me vlerë të veçantë dallimi dhe ndarja e tranzicionit politik nga konsolidimi i demokracisë, nga modernizimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit, për të cilat kërkohen të tjerë parametra dhe, kuptohet, një kohë më e gjatë.
Pra, kur flasim për tranzicion, fjala nuk është për kalim nga një vend i pazhvilluar në një vend me ekonomi tregu të zhvilluar e të integruar në BE, por për ndërrimin e sistemit, për ndërrimin e formulës që i hap rrugën zhvillimit të një rendi tjetër ekonomiko-shoqëror apo një modeli demokracie të përshtatur me historinë dhe realitetin ekonomik, social, politik e psikologjik të secilit vend. E rëndësishme është që askush të mos justifikohet “me tranzicionin pa fund” dhe as të mos mendojë se me fundin e tranzicionit marrin fund “sfilitjet” dhe vjen lumturia e bollëku për të gjithë. Çdo etapë zhvillimi ka “sfilitjet e veta” karakteristike dhe, nëse nuk punojmë të gjithë bashkë, pa sherre e grindje pa fund, për konsolidimin e demokracisë tashmë të vendosur, apo për zhvillimin dhe modernizimin e shoqërisë në të cilën duam të jetojmë, ”sfilitjet“ nuk do të na ndahen asnjëherë.
Problemi më i madh në vendin tonë ka qenë realizimi i zgjedhjeve sipas standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët. Sa demokratike kanë qenë zgjedhjet e zhvilluara deri tani? Cilin proces do të vlerësonit si më të arririn, duke marrë në konsideratë të gjitha proceset deri në zgjedhjet lokale të 17 shkurtit 2007? Pse është kaq vështirë që partitë të merren vesh për të mos i ndryshuar kaq shpesh rregullat e lojës?
Në vazhdim të idesë për të cilën folëm deri tani, do të thosha se nuk kanë aspak të drejtë ata që thonë se jemi ende në tranzicion, prandaj dhe nuk realizojmë dot zgjedhje të lira e me standarde demokratike. Ka të tjerë faktorë dhe të tjera interesa që e kushtëzojnë këtë. Ndryshe nuk do të ndodhte që zgjedhjet më të drejta e me më pak probleme të ishin ato të viteve të para të tranzicionit, bije fjala, zgjedhjet e vitit 1992, të referendumit të vitit 1994 për Kushtetutën, ndërsa plotësisht të dhunuara, pra dhe të dështuara, ato të 26 majit 1996! Mendoj se defektet e sistemit shumëpartiak që kanë çuar në “Dushkun e vogël e të madh”, konfliktualiteti politik rraskapitës në luftën për pushtet dhe për pasojë mungesa e besimit reciprok, janë ndër faktorët që kanë bërë që zgjedhjet të mos kenë plotësuar standardet, bile edhe kur ato kanë qenë të njohura dhe të fiksuara në Kodin Zgjedhor. Prej këtej del se zgjidhja nuk duhet parë vetëm te kalimi në një sistem tjetër zgjedhor, te proporcionali rajonal, dhe as bërja e një kodi më të mirë, por te reformimi i sistemit të ngarkuar shumëpartiak, që mund të krahasohet me një arkipelag ishujsh, të mëdhenj e të vegjël, që as japin, as marrin me njëri-tjetrin, sepse vazhdojnë të jenë në gjendjen e një lufte “të të gjithëve kundër të gjithëve”.
Është për të ardhur keq se edhe tani, sidomos pas tragjedisë së Gërdecit dhe eliminimit të z. Trebicka para një jave, do të jetë e vështirë që të kemi ndonjë situatë më të favorshme për zgjedhjet e 2009-s. Për këtë duhet të ndërgjegjësohen forcat politike, si të mëdhatë, ashtu dhe ato që ekzistencën e tyre në vite ua dedikojnë ambicieve të liderëve të tyre se interesat e modernizimit të politikës e të demokracisë shqiptare, si dhe të integrimit në NATO dhe në BE, kërkojnë përmbysje në bërjen e zgjedhjeve dhe në sistemin politik, shoqëruar me largim nga skena të forcave politike pa peshë e forcë konkurruese. Kjo duhet të jetë një etapë cilësisht e re e pluralizmit politik dhe e zgjedhjeve në Shqipëri. Në dallim nga etapa e mëparshme e pluralizmit ekstensiv, unë këtë e kam quajtur shkurt “pluralizmi i dytë”.
Dy partitë e mëdha, PD dhe PS, kanë rënë dakord për të aplikuar sistemin proporcional rajonal në zgjedhje. Sa përfaqësues dhe demokratik është ky sistem në mënyrë që vota popullore të ekuivalentohet realisht me përfaqësimin e subjekteve në Kuvend?
E vlerësoj si një gjë të dobishme rënien dakord të dy partive të mëdha për ndërrimin e sistemit zgjedhor. Jo se i mëparshmi, maxhoritar i korrektuar, nuk ishte demokratik apo se ai ishte më pak demokratik se sistemi proporcional rajonal, për të cilin u bë ndryshimi edhe në Kushtetutë. Të gjitha sistemet zgjedhore, në thelb, janë demokratike. Çështja është, së pari, se për një varg veçorish të tranzicionit politik dhe të ashpërsisë së luftës midis partive politike në Shqipëri sistemi zgjedhor i mëparshëm nuk arriti të zbatohet dhe të shpalosë prioritetet e veta; dhe, së dyti, deformimet në koalicionet partiake, majtas dhe djathtas, sidomos aplikimi i “Dushkut“, që në fillim ishte i vogël e më pas u bë i madh, çuan në deformimin e votës së elektoratit duke krijuar shumica fiktive.
U gjykua, me të drejtë, se ishte më mirë të ndërrohej sistemi, sesa të pastrohej nga deformimet shumëvjeçare sistemi i mëparshëm. Në të njëjtën kohë, me sistemin e ri pritet që fushatat zgjedhore të jenë më të qeta, të rritet niveli dhe raportet cilësore e gjinore midis grupeve të deputetëve, kurse partitë kanë mundësi të tregojnë potencialin e tyre elektoral, veç e veç dhe së toku, nëse bashkohen në koalicione të mundshme. E quaj pozitive edhe mundësinë që ofron ky sistem për të pasur në parlament jo më shumë se 4-5 parti, gjë që do të reflektohet dhe në qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e qeverisjes. Veçse, një reformim i tillë i sistemit, që kërkon dhe çregjistrimin e shumë partive që nuk plotësojnë kriteret, duhet të bëhet me ligj e me rrugë gjyqësore dhe jo thjesht e vetëm me vullnetin e dy partive të mëdha.
Me nismën e maxhorancës dhe mbështetjen e PS-së u bënë ndryshime kushtetuese disa muaj më parë. Çfarë efektesh po japin ose pritet të japin në muajt në vazhdim këto ndryshime, të cilat nuk morën pëlqimin e të gjitha partive të vogla parlamentare?
Vërejtja kryesore që mund të bëhet për ndryshimet kushtetuese të 21 prillit të këtij viti ka të bëjë para së gjithash me mënyrën si u bënë ato, gjë që përbën një precedent të rrezikshëm. Ato nuk u kufizuan me ndryshimin e neneve për sistemin zgjedhor, por përfshinë dhe çështje thelbësore, që nuk kishin ndonjë urgjencë, për më tepër, u bënë brenda më pak se një jave, pra më shpejt sesa një ligj i zakonshëm, pa diskutime paraprake për të gjetur mundësisht konsensusin, pa tërhequr mendimin e specialistëve dhe pa referendumin popullor, që në raste të tilla do të ishte i nevojshëm. Në linjën e përmbajtjes së ndryshimeve, e kam të vështirë të bije dakord me kryetarin e PS-së kur thotë: “Besoj se Berisha nuk ka fituar gjë nga ato”.
Megjithëse kanë mbetur më pak se 10 muaj që të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare, e majta ndodhet në një vorbull konfliktesh. A mendoni se mund të kapërcehen dhe e majta të shkojë e bashkuar në këto zgjedhje që do të zhvillohen sipas sistemit proporcional rajonal? A ndihmoi për këtë tavolina e thirrur para disa ditësh nga z. Rama dhe mitingu i ditës së premte?
Po, midis partive shqiptare, si në të majtë, edhe në të djathtë, ka konflikte që reflektojnë kontradiktat, problemet dhe vështirësitë e vetë realitetit shqiptar, njohja dhe zgjidhja e të cilave shtyn përpara sistemin partiak pluralist drejt një reformimi të thellë e shumë të nevojshëm. Por, fatkeqësisht, dominojnë konfliktet që nuk janë për çështje programore, por për interesa të ngushta partiake; madje, për interesa e rivalitete liderësh, gjë që u jep atyre trajtën e shëmtuar të akuzave reciproke, të sherreve, fyerjeve e sharjeve që vetëm përçajnë. Përvoja politike shumëvjeçare na dëshmon se asgjë pozitive nuk vjen prej “kontradiktave” të tilla. Gjithsesi, edhe kjo e “keqe” përmban mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët, sidomos kur partitë dhe liderët e tyre ndodhen para zgjedhjeve dhe ndërgjegjësohen se “Bashkimi është fitore”. Para një situate të tillë janë aktualisht si partitë e majta edhe ato të djathta në Shqipëri.
Prandaj e quaj pozitive iniciativën e kryetarit të PS-së për tavolinën e partive opozitare dhe motivimin “për të folur me një zë për një Shqipëri ku asnjë njeri që respekton ligjin të mos ndjehet i pasigurt dhe ku ligji të veprojë njësoj për të gjithë”. Për më tepër që partitë ranë dakord për të bashkuar veprimet opozitare duke filluar nga organizimi i mitingut të së premtes.
Veçse është herët për të thënë se u arrit një bashkim i qëndrueshëm. Gjuha e kushteve, e kërkesave, jo nga pozita partneriteti, por e ndarjes se cila do të jetë “lokomotiva” e cilët do të jenë “vagonët”, e taktikave me “ose-ose”, ose me “duar në xhepa”, ose “me grushtin mbi tavolinë”, që në kushtet e demokracisë nuk mund të jenë aq produktive, dëshmon se pengesat drejt bashkëpunimit opozitar ende nuk janë kapërcyer. Kjo, fatkeqësisht, u reflektua edhe në nivelin e organizimit të mitingut të së premtes. Një miting i organizuar nga partitë opozitare, por me parti të “fshehura” në turmë për t‘i dhënë “dimension qytetar” protestës(!), pa flamuj, pa banderola pa pankarta, e për më tepër, pa entuziazmin e mitingjeve, ishte disi i pakuptueshëm për shumë nga të pranishmit. Liderët partiakë iu drejtuan të pranishmëve thjesht si “qytetarë”, kur pjesëmarrësit donin të tjera mesazhe prej tyre si drejtues të mendimit e veprimit opozitar.
A mendoni se ka ardhur koha për t’iu rikthyer debateve rreth identitetit të së majtës (apo edhe të vetë PS-së) në këtë periudhë kur kanë dalë në skenë ide të ndërmarra nga kreu socialist Edi Rama për një të majtë ndryshe? Ju personalisht, si do ta përkufizonit identitetin e së majtës sot?
E majta, si koncept, është me i gjerë se numri i partive të majta, apo që vetëquhen “të majta të vërteta”, është më gjithëpërfshirës edhe se numri i militantëve, anëtarëve dhe simpatizantëve më të afërt të partive të së majtës. E majta moderne, apo “socializmi demokratik”, siç njihet nga politologjia (në dallim nga e majta ekstreme apo komunizmi), përfaqëson jo vetëm një alternativë zhvillimi të shoqërisë, por dhe një
variant të filozofisë politike që ka historinë e vet krahas asaj të liberalizmit dhe konservatorizmit. Ajo sintetizon në vetvete edhe sot traditën europiane të solidaritetit, të unitetit të kombit, të pjesëmarrjes në politikë dhe në aktivitetet politike që synojnë moderimin e politikës, zbutjen e polarizimit social dhe të konflikteve përmes barazisë së shanseve, drejtësisë, solidaritetit, pluralizmit politik dhe demokracisë, të shtrirë si në fushën politike, ashtu dhe në atë sociale dhe ekonomike. ”E majta” u jep përparësi politikave sociale dhe marrëdhënieve të rishpërndarjes, është për një treg financiar të rregulluar e kontrolluar, si dhe për një prezencë më të madhe të shtetit në ekonomi. Edhe pse e majta nuk i përngjet një modeli, të cilin janë të detyruar ta kuptojnë dhe zbatojnë të gjithë njëlloj e në mënyrë shabllone, por një lëvizjeje në kërkim të zgjidhjeve më adekuate sipas vendit e kohës dhe, njëherësh, e hapur për bashkëpunim me alternativa të tjera, përfshi dhe ato të kundërshtarëve politikë, ajo ka identitetin e vet, u përmbahet disa interesave, ideve e vlerave programore jokalimtare dhe një fryme mobilizuese të përbashkët që, si rregull, përbëjnë bazën e kohezionit në diversitet, por dhe të koalicioneve për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të njëjta. apo afërsisht të njëjta.
Kjo alternativë, si çdo alternativë tjetër, mund të futet në rrethana të ndryshme kohe dhe vendi, në lloj-lloj krizash identiteti e dështimesh, të merituara apo të pa merituara, sepse loja e mundësive nuk merr fund asnjë herë, por nuk mund të zhduket apo të shkatërrohet e majta si e tillë nga një apo nga disa individë çfarëdo “tradhtish “që të bëjnë, siç akuzojnë tek ne liderët e majtë njëri tjetrin. Është për të ardhur keq që tek ne, duke u vënë në kërkim të ndonjë identiteti të”ri”, krijohet përshtypja sikur nuk ka më asnjë rëndësi vetë alternativa, idetë e përvojat e partive homologe në Europë, apo shtresat sociale që përfaqësojnë partitë e majta. Në këtë vështrim, ka ngjallur një lloj shqetësimi teza e kryetarit të PS-së “Përtej të majtës dhe të djathtës” për të cilën jepen interpretime kontradiktore. Thuhet, se ajo nuk synon ndryshimin e identitetit të PS-së e të së majtës në përgjithësi, por për të tërhequr votat abstenuese, që kanë alergji nga partitë, që në rastin tonë mund të jenë 20-25% e votuesve. Në kushte të caktuara kjo “zonë” mund të jetë dhe vendimtare për rezultatin e dëshiruar në zgjedhje.
Në këtë kuptim kryetari i PS-së bën mirë që tërheq vëmendjen ndaj një rezerve të tillë që, si i thonë fjalës, “në mos rrjedhtë do të pikojë”. Veçse, kam mendimin se shkohet më tej se kaq, sidomos kur teza “përtej te majtës dhe të djathtës” shoqërohet me arsyetimin se partive të majta, të mëdha e të vogla, u ka ikur koha dhe se PS-ja duhet projektuar “si një parti e madhe popullore e demokratike”.
Ide të tilla me vështrim për nga e ardhmja qarkullojnë prej kohësh në Europë, sidomos në radhët e socialdemokratëve që mendojnë se i ndan një mur i lartë nga socialdemokracia e shekullit XX. Por, nuk më duket aspak bindëse që PS-së, si anëtare e Internacionales Socialiste, mund t’i shtrohet sot si detyrë “që të shkëpusë lidhjen me socialdemokracinë e shekullit të kaluar, me po atë kurajë radikale që ajo u shkëput nga marksizmi”! Vërtet ka e do të ketë zhvillime të reja në partitologjinë bashkëkohore dhe mund të vijë më shpejt koha që partitë të njësohen me qytetarët, apo që jo vetëm partitë e majta, por të gjitha partitë politike, të dalin nga skena dhe të humbasin rolin e tyre ndërmjetësues midis zgjedhësve dhe pushtetit për tu zëvendësuar nga “iniciativat e bashkësitë e qytetarëve”, apo nga kuvendet e popullit, siç parashikonte Sh. Furje. Por, ta kërkosh që sot një gjë të tillë në Shqipëri, aq më tepër në mënyrë të njëanshme, vetëm për një parti si PS-ja, më duket e parakohshme dhe me pasoja negative, sidomos në raport me zgjedhësit e saj tradicionalë, që gjithsesi nuk janë dhe aq të pa lëvizshëm. Gjithsesi, një frymë e tillë kërkimi e ndërrimi të paradigmave do të kërkonte një kohë tjetër dhe një debat më të gjerë para se të bëhej operacionale.
Po i kthehem edhe një herë çështjes së bashkimit të së majtës shqiptare. Në korrik ju propozuat një lloj pakti me katër pika për bashkimin e së majtës. Mendoni se zhvillimet e fundit brenda së majtës i kanë kapërcyer ato?
Për të qenë më konkret e për të mos përsëritur veten, po i referohem paktit politik të propozuar prej meje në intervistën e botuar më 10 korrik në “Panorama”. Ndër të tjera sugjeroja: 1. Të ndërpritet lufta e pa kuptimtë midis partive opozitare për të rikthyer klimën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre. 2. Në nivel ekspertësh, si fillim, të diskutohen mospajtimet e akumuluara për të gjetur atë që i bashkon për të shkuar më pas në një tavolinë të liderëve të partive opozitare, për të miratuar një platformë bashkëpunimi afatgjatë. 3. Rivendosja e bashkëpunimit për një veprim opozitar më të studiuar dhe më të fortë në parlament dhe jashtë tij në mbështetje të banorëve të Gërdecit, të minatorëve të përfshirë në greva dhe në lëvizjen për të drejtat e tyre, të pronarëve të tokave, të të përndjekurve politikë etj. 4. Përpunimi i një platforme për koalicionin para zgjedhor të forcave të majta në kushtet e një sistemi zgjedhor proporcional rajonal. Konkurrimi i çdo partie më vete për të dëshmuar mbështetjen e vet me vota dhe hartimi i listave të përbashkëta për të treguar forcën e partive në koalicion. Nuk më mbetet veçse t’ua lë lexuesve dhe pjesëmarrësve në mitingun e djeshëm që të gjykojnë në se ato vlejnë edhe më tej apo jo.
Intervistoi Albert Gjoka
NDRYSHIMET KUSHTETUESE
Vërejtja kryesore që mund të bëhet për ndryshimet kushtetuese të 21 prillit të këtij viti ka të bëjë para së gjithash me mënyrën si u bënë ato gjë që përbën një precedent të rrezikshëm. Ato nuk u kufizuan me ndryshimin e neneve për sistemin zgjedhor, por përfshinë dhe çështje thelbësore që nuk kishin ndonjë urgjencë, për më tepër, u bënë brenda më pak se një jave.
SISTEMI ZGJEDHOR
Me sistemin e ri pritet që fushatat zgjedhore të jenë më të qeta, të rritet niveli dhe raportet cilësore e gjinore midis grupeve të deputetëve, kurse partitë kanë mundësi të tregojnë potencialin e tyre elektoral, veç e veç dhe së toku, nëse bashkohen në koalicione të mundshme. E quaj pozitive edhe mundësinë që ofron ky sistem për të pasur në parlament jo më shumë se 4-5 parti.
GJENDJA E OPOZITËS
Gjuha e kushteve, e kërkesave, jo nga pozita partneriteti, por e ndarjes se kush do të jetë “lokomotiva”, e cilët do të jenë “vagonët”, e taktikave me “ose-ose”, ose me “duar në xhepa”, ose “me grushtin mbi tavolinë”, që në kushtet e demokracisë nuk mund të jenë aq produktive, dëshmon se pengesat drejt bashkëpunimit opozitar ende nuk janë kapërcyer.
BORDET QYTETARE
Ta kërkosh që sot një gjë të tillë në Shqipëri, aq më tepër në mënyrë të njëanshme, vetëm për një parti si PS-ja, më duket e parakohshme dhe me pasoja negative, sidomos në raport me zgjedhësit e saj tradicionalë, që gjithsesi nuk janë dhe aq të pa lëvizshëm. Gjithsesi, një frymë e tillë kërkimi e ndërrimi të paradigmave do të kërkonte një kohë tjetër dhe një debat më të gjerë para se të bëhej operacionale.
MITINGU I OPOZITËS
Një miting i organizuar nga partitë opozitare, por me parti të “fshehura” në turmë për t’i dhënë “dimension qytetar” protestës(!), pa flamuj, pa banderola pa pankarta, e për më tepër, pa entuziazmin e mitingjeve, ishte disi i pakuptueshëm për shumë nga të pranishmit. Liderët partiakë iu drejtuan të pranishmëve thjesht si “qytetarë”, kur pjesëmarrësit donin të tjera mesazhe prej tyre.
PAKTI PËLLUMBI
1. Të ndërpritet lufta e pakuptimtë midis partive opozitare për të rikthyer klimën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre.
2. Në nivel ekspertësh, si fillim, të diskutohen mospajtimet e akumuluara për të gjetur atë që i bashkon për të shkuar më pas në një tavolinë të liderëve të partive opozitare, për të miratuar një platformë bashkëpunimi afatgjatë.
3. Rivendosja e bashkëpunimit për një veprim opozitar më të studiuar dhe më të fortë në parlament dhe jashtë tij në mbështetje të banorëve të Gërdecit, të minatorëve të përfshirë në greva dhe në lëvizjen për të drejtat e tyre, të pronarëve të tokave, të të përndjekurve politikë etj.
4. Përpunimi i një platforme për koalicionin parazgjedhor të forcave të majta në kushtet e një sistemi zgjedhor proporcional rajonal. Konkurrimi i çdo partie më vete për të dëshmuar mbështetjen e vet me vota dhe hartimi i listave të përbashkëta për të treguar forcën e partive në koalicion.
22 Shtator 2008