E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti për Shqipërinë si gjithë Europa:

1. Të votojmë konsensualisht rregullat e bashkëjetesës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

2. Të ngremë menjëherë një komision të përbashkët parlamentar ad hoc për zgjedhjet

3. Të vendosim me marrëveshje dypalëshe për përfundimin e Reformës Zgjedhore brenda marsit të vitit 2012.

4. Në zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, opozita të propozojë 3 anëtarë.

5. Të zgjedhim konsensualisht Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

6. Të zgjedhim konsensualisht Avokatin e Popullit.

7. Të ngarkojmë Komisionin e Ligjeve që brenda këtij sesioni të legjislaturës të trajtojë në bashkëpunim me një grup ad hoc konstitucionalistësh çdo çështje që lidhet me ligjet që kërkojnë 3/5-at e votave të Kuvendit.

8. Të biem dakord se kufizimi i imunitetit parlamentar dhe të hapim një tryezë për rishikimin e Kushtetutës.

9. T’i drejtohemi Prokurores së Përgjithshme me një letër të firmosur nga kryetarët e të gjitha partive parlamentare dhe nga të gjithë deputetët për zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit dhe të thërrasë të gjithë personat me imunitet parlamentar që përmenden në kabllograme.

10. Të balancojmë me konsensus Bordin e Televizionit Publik Shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›