E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakti për detin, Panariti: Asnjë hap jashtë “Kushtetueses”

Gjatë seancës, Panariti u shpreh se nuk ka negociata në këtë drejtim dhe se për bazë në të gjitha rastet do të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Shefi i diplomacisë u shpreh se deri më tani ka një grup teknik që po shqyrton marrëveshjen brenda ministrisë, grup i cili është ngritur me urdhër të kryeministrit Berisha para disa javësh.

"Kemi vënë në dijeni Greqinë për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pala shqiptare s’do bëjë hapa të mëtejshme, pasi udhërrëfyes për ne mbetet ky vendim.  Nuk është vënë kush para përgjegjësisë nga negociatorët e mërpashëm sepse ka qenë vendimmarrje kolektive. Nuk ka negociata dhe as grupe negociatorësh. Ka vetëm trajtesë teknike brenda ministrisë. Është ngritur një grup pune për të përfunduar marrëveshjen. Ky grup është ngritur me urdhër të Berishës më 4 korrik”, tha Panariti.

Deputetët e opozitës në komision, thanë se marrëveshja ka cenuar marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë. Seanca nuk zgjati shumë, ndërsa deputetja e PS-së, Arta Dade, kërkoi që seanca të zgjatej.

“Në zbatim të nenit 36 dhe 80 të Rregullores së Kuvendit, në emër të opozitës kërkojmë thirrjen urgjente të  Ministrit të Punëve të Jashtme në një seancë dëgjimore për vazhdimin e shpjegimeve nga ana e Ministrit të Punëve të Jashtme lidhur me ecurinë e procesit të delimitimit të shelfit kontinental në Korfuz e në detin Jon. Shpreh keqardhjen që Ministri nuk u lejua nga ana Juaj që të vazhdonte përgjigjen e pyetjeve të deputeteve të Komisionit të Jashtëm, anëtarë ose jo  të Grupit Parlamentar të PS”, tha deputetja Dade, duke iu drejtuar kryetarit të Komisionit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-09-12 11:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›