Betohet anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë

Artan Zeneli u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës së Lartë pas votimit të dekretit në korrik 2012 nga Kuvendi i Shqipërisë, pas shumë muajsh pritjeje për shkak të konfliktit për kompetencat midis ish-Presidentit, Bamir Topi dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalën e mbajtur në këtë rast, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, vuri theksin tek Ridimensionimi i këtij institucioni në drejtim të përmbushjes së detyrave të sanksionuara në kushtetutë.
“Në këto kushte, objektiv konsistent për ne ngelet reduktimi real i kohës së gjykimit, gjë e cila për hir të së vërtetës është kthyer në shqetësimin tonë të përditshëm. Garantimi i gjykimeve të shpejta pa hequr dorë për asnjë moment nga cilësia e tyre, do të thotë drejtësi për qytetarët dhe kjo drejtësi kërkon mbështetjen e të gjithë autoriteteve shtetërore për të garantuar një status dinjitoz për gjyqtarët, një administratë mbështetëse profesioniste dhe infrastrukturë bashkohore për organin mё të lartё të pushtetit gjyqёsor”, theksoi ajo.
Ndërkohë, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u përqendrua tek reformat që duhet të ndërmerren në fushën e drejtësisë. “Gjatë muajve të fundit kemi qenë dëshmitarë të finalizimit të një sërë reformash, të cilat kanë synuar rritjen e transparencës së veprimtarisë së gjyqësorit. Ka gjithnjë vend për përmirësime, ndaj edhe angazhimi im do të jetë i pandërprerë në nxitjen e këtyre reformave. Dëshiroj të ritheksoj angazhimin e Institucionit të Presidentit të Republikës në konsolidimin e trupës së gjyqtarëve nëpërmjet promovimit mbi baza të shëndosha si merita profesionale dhe morale e gjyqtarëve dhe jo subjektivizmi. Në të njëjtën kohë këto kritere përbëjnë dhe themelin për pavarësinë e gjyqtarit si dhe qëndrueshmërinë e tij ndaj çdo ndërhyrjeje”, theksoi ai.
Kreu i Shtetit u shpreh se është e një rëndësie të veçantë arritja e një konsensusi mbi ndryshimet e ligjit për Gjykatën e Lartë në Kuvendin e Shqipërisë. “Në këtë proces dëshiroj të përgëzoj anëtarët e Gjykatës së Lartë për kontributin konkret që kanë dhënë për projektligjin aktual, për mbylljen sa më shpejt të këtij procesi. Detyra jonë parësore është që të rikthejmë, forcojmë dhe konsolidojmë në radhë të parë besimin e gjyqtarëve tek vetë sistemi i tyre”, tha më tej.
Artan Zeneli emërohet në këtë detyrë pas një përvoje të gjatë si gjyqtar karriere në fushën e drejtësisë. Gjatë periudhës 1991-1992 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Me tej, në periudhën 1993-1995, ka ushtruar detyrën e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjatë viteve 1992-1999 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë kësaj gjykate dhe më pas, gjatë periudhës 1999-2009 si avokat i lirë dhe këshilltar i jashtëm. Në qershor 2009 Z. Zeneli i rikthehet detyrës së gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku prej korrikut 2009 ushtronte dhe detyrën e kryetarit të kësaj gjykate. /S.Ll/Start/
2012-09-12 15:27