Vrasje per gjakmarrje ne Dukagjin

Marash Tonaj 49 vjeç nga fshati Vuksanaj i Komunës Shalë të Dukagjinit është vrarë me armë zjarri. Sipas burimeve policore mësohet se shkak i kësaj vrasje të jetë motivi i gjakmarrjes. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 09:30 minuta në fshatin Vuksanaj të Komunës Shalë të Dukagjinit. Nga burime policore mësohet se ngjarja të ketë lidhje me vrasjen e korrikut të 2003 ku për motive pronësie u vranë Nikë e Lena Pjolli burrë e grua. Sipas policisë autorët e kësaj ngjarje dyshohet të jenë dy djemtë e të vrarëve në këtë zonë, ngjarje e cila nuk është dokumentuar asnjëherë. I dyshuari kryesor për vrasjen e tyre ka qenë i vëllai i viktimës. Policia po punon për për zbardhjen e plotë dhe kapjen e autorëve. Kjo është vrasja e 13 në Shkodër në këtë vit kalendarik me 17 viktima. Fenomeni i gjakmarrjes ka qenë ndër shkaqet kryesore të vrasjeve në Shkodër.